Gjatë fjalës së tij ish-kryeministri më tej u shpreh se revolucioni është i pandalshëm dhe se synon rikthimin e pluralizmit në vend
‘Në rast se nuk arritën maksimumin ne dëshmuam organizmin tonë, vendosmërinë. Dëshmuam para mbarë shqiptarëve dhe botës se armiku më i egër pas Enver Hoxhës është Edvin Rama dhe pengu i tij Lulzim Basha. Ju e patë se si shpalosi Rama skenarin e tij kundër pluralizmit në Shqipëri dhe PD. Sot gjithçka ishte e qartë, por kjo betejë tregon për ne njerëzit e lirë se rruga që kemi për të bërë nuk është e lehtë dhe se ajo kalon përmes sakrificave dhe vendosmërisë. Ju garantoj që është rrugë e suksesshme dhe fitimtare. Sot dëshmuam se jemi opozitë e vërtetë e këtij vendi. prej kohësh kam deklaruar se ky është revolucion i pandalshëm , ky ndalet vetëm me përmbysjen e narkoshtetit. Revolucioni synon rikthimin në pushtet nëpërmjet votës së lirë të PD. Në 3 muaj kohë ne rikthyem votën e lirë. Kurrë nuk mund të mbajë të mbyllur në bunker Edi Rama demokratët. Të shpërndahemi me betimin për t’u kthyer sa më parë në një betejë tjetër më të fuqishme se kjo’, tha Berisha ndërsa falënderoi mbështetësit e tij për guximin.
Po ashtu bëri me dije se data e radhës për të zhvilluar protestën do të njoftohen një tjetër moment.
‘Do të përcaktojmë një kohë në mënyrë që 44 mijë burrat dhe gratë e lirisë të mblidhemi si sot’, përfundoi Berisha deklaratën e tij ndërsa njoftoi edhe mbylljen e protestës.
Ndërkohë që në orët e para të kësaj të shtune mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha u bënë bashkë në selinë e PD , ku edhe zhvilluan protestën e thirrur më herët nga Berisha.
Fillimisht situata nisi me disa tensione të lehta, por më pas situata u përshkallëzua pas mbështetës të Berishës, hynë në ambientet e PD. Nga vendi i ngjarjes u pa se pati reagime të ashpra si edhe u thyen dyer dhe u përdorën lëndë homogjene.
Ndërkohë me përshkallëzimin e situatës nga PD u kërkua ndërhyrja e Policisë së Shtetit, e cila shpërndau me gaz lotsjellës turmën.
Pas disa orësh protestë, ishte Berisha ai që njoftoi mbylljen e këtyre zhvillime, ndërsa la të kuptohej se revolucioni nuk është ndalur dhe se në një tjetër moment do të njoftojë datën për protestën e radhës.











