• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paradoksi i Daçiç vajton për Millosheviçin: E vranë në Hagë

by Java News
25/09/2017 16:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sllobodan Millosheviç i ka humbur zgjedhjet më 24 shtator 2000, në pushtet erdhi DOS, e 17 vjet pas lideri SPS Ivica Daçiç thotë se këto zgjedhje kanë qenë kthesë për Serbinë, ndërsa shton se historia ka për të treguar se DOS nuk i ka shkuar as te gjunjët Millosheviqit, se më 11 mars 2006 ai është vrarë në Hagë dhe se do të dëshmojë e hakmerret për të, transmeton Koha.net.

Në një bisedë për Kurir, Daçiq insiston se Millosheviç atëherë nuk i kishte humbur zgjedhjet:

“Është me rëndësi të thuhet se ai nuk ka humbur në zgjedhje sepse Koshtunica nuk ka pasur më shumë se 50 qind të votave, por pas 5 tetorit, komisioni zgjedhor me presione i anuloi zgjedhjet në Kosovë. Koshtunica kështu mezi i mori pak mbi 50 për qind të votave. Thjesht ata nuk deshën ose nuk guxuan të shkonin në xhiron e dytë. Ky ka qenë aksion i menduar që më parë. A do të fitonte Sllobo në xhiron e dytë, mbetet ende pyetje, porse ai në turin e parë nuk kishte humbur”.

Shefi i diplomacisë serbe dhe kryetari i SPS, dikur bashkëpunëtor shumë i afërt Millosheviqit thotë se Serbia nuk u sulmua për shkak të ish – shefit të tij: “Mendoj se tash është e qartë se edhe përkundër gabimeve që kishte bërë, Millosheviq nuk ka qenë arsye për t’u sulmuar Serbia. Pasi që edhe tash kemi tema e presione të tilla. Porse atëherë mendohej se është i nevojshëm eliminimi i Millosheviqit dhe se pas kësaj çdo gjë do të ishte super.

U dëshmua se ky ishte mashtrim i madh, u lëshua rasti për përparim të Serbisë dhe u tradhtuan pritjet e qindra mijëra të njerëzve të rinj që kishin besuar në to”, thotë Daçiq.
“Është tragjedi e madhe që kryetari i një vendi iu dorëzua Tribunalit të Hagës dhe kjo ndodhi në Ditën e Vidovdanit. Kjo do të mbetet e shënuar në historinë tonë.

Nuk është tragjedi pse ai u rrëzua nga pushteti, ndoshta kjo është dhe e dobishme, por gjykimi i ka qenë gjykim i Serbisë dhe i popullit serb. Dhe nuk munden ta gjykojnë. Kjo është më e rëndësishmja. Prandaj e mbytën me laçe të këqija, për këtë ka dëshmi”, thotë Daçiq.

Në pyetjen se a mund të kërkohet drejtësi dhe se a ka dëshmi për vrasjen e tij, Daçiq thotë:

“Tani është vonë, por ndoshta është dashur… Por jo pushteti, veçse mbrojtësit e tij juridikë. Kam folur për këtë shumë herë dhe do t’ua lë këtë çështje avokatëve se çfarë mund të bëhet”.Daçiq pohon se pasi Millosheviqi ra nga pushteti në vitin 2000, iu ofrua strehimi në Rusi, por ai s’e deshi: “Përfaqësues te DOS-it i ofruan të shkonte në Rusi, por ai nuk deshi, nuk deshi të largohet nga atdheu”, zbulon Daçiq. (b.an)

Next Post
Dasma milionere, por edhe divorcet tashmë ju kushtojnë miliona

Dasma milionere, por edhe divorcet tashmë ju kushtojnë miliona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
Rrugët që ranë dhe ato që do të bien!

Rrugët që ranë dhe ato që do të bien!

February 25, 2026
Ish-presidenti Sepp Blatter i kundërvihet Infantinos: FIFA është një diktaturë

Ish-presidenti Sepp Blatter i kundërvihet Infantinos: FIFA është një diktaturë

February 25, 2026
Të shtëna me armë në Golem/ 38-vjeçari thyen “arrestin në shtëpi”, bashkë me familjarët përplaset me policinë

Të shtëna me armë në Golem/ 38-vjeçari thyen “arrestin në shtëpi”, bashkë me familjarët përplaset me policinë

February 25, 2026
Spiropali takon komandantin e misionit të KFOR-it: Shqipëria mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë së Kosovës

Spiropali takon komandantin e misionit të KFOR-it: Shqipëria mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë së Kosovës

February 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Nga treni radioaktiv, tek seritë me video erotike: Misteri i fantazisë pa fre të PR opozitar

February 25, 2026
U filmua duke goditur dhe fyer nxënësit në shkollë, shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare në Kamëz

U filmua duke goditur dhe fyer nxënësit në shkollë, shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare në Kamëz

February 25, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Një ligj propagandistik kundër korrupsionit

February 25, 2026
Inxhinieri Xhevahir Ngjeqari: Rrugët po sabotohen që të prishet Korridori 8! Mos pengohen projektet strategjike

Inxhinieri Xhevahir Ngjeqari: Rrugët po sabotohen që të prishet Korridori 8! Mos pengohen projektet strategjike

February 25, 2026
President nga familja Jashari në Kosovë? Nipi i heroit e refuzon kategorikisht: Gjeni një emër tjetër, s’kam ambicie politike

President nga familja Jashari në Kosovë? Nipi i heroit e refuzon kategorikisht: Gjeni një emër tjetër, s’kam ambicie politike

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In