I njëjti person rezulton në fakt se është edhe anëtar i Komisionit të verifikimit të delegatëve për zgjedhjet në FSHF dhe nëpërmjet tij kanë kaluar të gjitha propozimet e anëtarëve të institucionit të futbollit. Tani, ai pret që të votohet nga delegatët me të drejtë vote në Asamble, një prej të cilëve është… Ervin Canollari.
Ai u zgjodh nga Shoqata Rajonale e Tiranës si një prej delegatëve me të drejtë vote që të përfaqësonin futbollin amator të kryeqytetit në këto zgjedhje, duke regjistruar kështu një rast unik sa i përket konfliktit të interesit që mund të dhurojë statuti i “përmirësuar’ i FSHF i cili u miratua me ngut një vit më parë.