• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paradokset e një aderimi

by Emin Azemi
19/09/2019 18:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të aderosh në një parti politike, i bie që të angazhohesh për të ardhmen e asaj që ajo e projekton në formë programi a platforme, e jo të mbash kokën vazhdimisht në retrovizorin e historisë, ku e kaluara ka gjasa të projektohet edhe si mirazh, edhe si lavdi

 Nga Emin AZEMI

Migjen Kelmendi, një emër i mirë në kultorologjinë dhe gazetarinë e Kosovës, tash së fundmi aderoi në PDK, por nga elaborimi i arsyeve dhe motiveve që bëri ai, nuk arritëm të kuptojmë nëse ai po aderon në UÇK apo në PDK. Sepse, ai gjatë gjithë kohës fliste për Kadrinë dhe Hashimin e UÇK-së, ndërkohë që elektorati ka nevojë të dijë se çka do të bëjë tash e në të ardhmen Migjeni me Kadrinë dhe Hashimin e PDK-së.

Duket joparimore të kapërcesh periudhën 20 vjeçare të veprimit politik e institucional të politikanëve, dhe të thirresh vazhdimisht në meritat e tyre të luftës, të cilat kanë qenë për çdo lavdëratë. Mirëpo, ata tash nuk janë më në luftë. Ata ka kohë që bëjnë politikë, kurse e jona është të bëjmë analiza se çfarë politike kanë bërë. Nuk rezulton e logjikshme ta fusësh në ngrirje të thellë kujtesën për këto 20 vite politikë, dhe përmes një bypassi jo logjik, të lidhesh me një periudhë pararendëse, e cila, në fakt, ishte produkt i përpjekjeve të përbashkëta dhe askush nuk ka monopol mbi atë periudhë për të cilën fliste Migjeni.

Arsyeja pse dikush aderon në një parti politike janë të shumta, madje edhe tepër personale, por zakonisht janë programi, rezultatet e qeverisjes, cilësia e lidershipit etj. etj. Migjen Kelmendi me rastin e aderimit në PDK fare nuk foli për këto gjëra. Ai parapëlqeu të na thotë se sa të zotë ishin në luftë K.Veseli dhe H. Thaçi, por harroi (apo u bë se harroi) të na tregojë se çfarë politikanësh janë ata sot. Sepse, nëse dikush do ta votojë Migjenin, sigurisht do ti interesoj të dijë se me çka do të jetë e ndryshme PDK e djeshme (të cilën e kritikonte Migjeni) nga PDK e nesërme (ku ai po aderon) dhe cilat do të jenë adutet kryesore të lidershipit të kësaj partie për të mos përsëritur stilin e qeverisjes së deritanishme? Apo, ndoshta një parti politike bëhet e mirë, e butë, engjëllore, vetëm atëherë kur ne aderojmë në të.
Janë edhe shumë pyetje të tjera, të cilat njerëzve ju interesojnë të bëjnë diferencën esenciale në mes të meritave të luftës dhe keqpërdorimit të atyre meritave për interesa personale e grupore. Sa ka qenë imune PDK nga këto dukuri dhe a ka të ngjarë që ato merita të luftës, për të cilat flet Migjeni, të jenë transformuar dhe deformuar (me dhe pa dëshirë) në periudhën e mëvonshme të politikës, e cila ka qenë jo pa sfida dhe jo pa vështirësi natyrash të ndryshme.

Të aderosh në një parti politike i bie që të angazhohesh për të ardhmen e asaj që ajo e projekton në formë programi a platforme, e jo të mbash kokën vazhdimisht në retrovizorin e historisë, ku e kaluara ka gjasa të projektohet edhe si lavdi edhe si mirazh. Por lavdia mbetet vetëm një “bukurshkrim” në ditarin e kujtimeve tona, ndërkohë që në zgjedhje dilet për të votuar të ardhmen dhe sidomos njerëzit inteligjentë e të guximshëm, të cilët nuk e bartin të kaluarën si bankomat në shpinë për të shlyer borxhet për punët e pabëra të politikës.
“Politika është më e rrezikshme se lufta, sepse në luftë ju vriteni veç një herë”, thoshte Çerçili i madh. Marrëdhënie e shqiptarëve me luftën kanë qenë gjithmonë të barasvlershme me idealin dhe sakrificën për lirinë e përbashkët, por disa që vazhdimisht thirren në meritat e luftës nuk kanë kurajo ta pranojnë mospasjen e tyre kontakt me realitetin, i cili është shumë zhgënjyes pikërisht për shkak të politikave të tyre të dobëta në ekonomi, zhvillim, arsim, shëndetësi, politika sociale e agrare etj. Rreziku i marrjes me politikë, sipas Çerçilit, nuk qëndron se dikush mundet të ta kurdis ndonjë aksident trafiku me ndonjë kamion plot zallë, por në raportin që ish-luftëtari ndërton me realitetin (apo ata që flasin në emër të ish luftëtarëve), ku ai do të paraqitej si fisnikërues apo deformues i tij.
Se politika është më e rrezikshme se lufta, këtë po e dëshmon edhe bilanci i ‘vrasjeve’ që po ndodhin në milen tonë socio-politik, ku viktimë zakonisht janë njerëzit të cilët besuan se politika është një algoritëm dinamik që bënë shndërrimin e mjerimit në mirëqenie. Por ata nuk kishin besuar se luftëtarët e zakonshëm do të shndërrohen në heronj të trofeve që i prodhon paqja e pas luftës. Kushdo që të jetë ai luftëtar, nëse nuk arrin ta ruaj shoqërinë nga ambiciet dhe lakmitë e tij personale, ai është i destinuar të vdes për së gjalli.

Po shpresojmë që këtë rrezik të mos e ketë relativizuar edhe Migjen Kelmendi, madje edhe për shkak të qëndrimeve tepër kritike të tij në të shkuarën ndaj këtyre dukurive. Vokacioni prej artisti nuk e lejon njeriun të huazoj syza që deformon realitetin. Migjenit i kanë mjaftuar syzat e deritanishme të bëjë diferencën në mes të asaj që ai ka kritikuar në të kaluarën dhe motiveve për të aderuar në një subjekt politik. Nuk po besojmë që ai të ketë pasur dy palë korniza për të njëjtat syza.

 

Next Post
Vdes Ben Ali, presidenti i rrëzuar i Tunizisë

Vdes Ben Ali, presidenti i rrëzuar i Tunizisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

February 3, 2026
Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

February 3, 2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

February 3, 2026
Vakancat në Kushtetuese/ KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët, përzgjidhet një prej tyre

“Nuk kam ndryshuar unë, por…”/ Ylli Manjani: Duhet reformë e re në drejtësi me gjykatë të paanshme, si dhe një Kushtetutë të re

February 3, 2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

February 3, 2026
Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

February 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

February 3, 2026
Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

February 3, 2026
Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

February 3, 2026
“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In