Fshati i qetë baritor gjerman Sumte, me vetëm një rrugë dhe shtëpi ndanë saj që kanë pullaze të kuqe të pronarëve bujq, ka pasur shpeshherë më shumë lopë se banorë, por javën tjetër do të ndryshojë gjithçka. Dhe ky do të jetë ndryshimi më i shpejt i numrit të popullsisë që po ndodh në ndonjë vend të Evropës. Nuk është se të gjithë në Sumte janë të mahnitur me këtë ndryshim, shkruan Koha Ditore. Të 103 banorët e fshatit do të presin plot 1000 refugjatë.