• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Parada ushtarake, gjenerali britanik: Shqipëria, aleat strategjik

by Java News
24/09/2018 13:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

TIRANE- Gjeneral major Charlie Stickland, i pranishëm në Shqipëri me forcat britanike si komandant i forcave amfibe në stërvitjen e përbashkët “Albanian Lion 2018” u shpreh shumë i kënaqur me nivelin e paraqitur në këtë stërvitje, të forcave shqiptare por edhe të Britanisë, Kroacisë dhe Kosovës.

Në fjalën e tij në ceremoninë e ditës së Vizitorëve të Shquar të “Albanian Lion 2018” në qendër të Tiranës, gjenerali vuri në dukje se kjo stërvitje është një mundësi që “Britania e Madhe të thellojë bashkëpunimin me Shqipërinë, marrëdhëniet me të si një aleat strategjik për ne”.

Ai vuri në dukje se kthehet në Shqipëri, që e cilësoi një vend shumë të bukur, pas një vizite në vitin 2015 dhe takimeve në Londër në fillim të vitit me ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

“Shqipëria luan rol kyç në mbështetje të përpjekjeve të Mbretërisë së Bashkuar për të bashkuar aleatët dhe ne jemi mjaft mirënjohës për këtë mbështetje sikundër për ngrohtësinë dhe mikpritjen që na tregohet nga Forcat e Armatosura dhe shqiptarët. Kjo stërvitje është mundësi për forcat e marinës mbretërore për të kontribuar dhe për të vlerësuar gatishmërinë luftarake të vendeve të NATO-s për vitin 2019”, tha gjeneral major Stickland.

“Në dy javë forcat janë bashkuar në taktika në bregdetin sfidues të Shqipërinë me një cilësi të lartë trajnimi, mjete amfibe, testuam sulme dhe ushtrime të mbijeteësës. Në kuadër të NATO-s nga katër vende anëtare të NATO-s. Po kaq e rëndësishme është edhe testimi i aftësive. Ndërveprimi konjitiv është po ashtu i rëndësishëm, që të kuptojmë si e perceptojmë bashkarisht rrezikun”, tha ai.

Gjenerali britanik Stickland falënderoi pjesëmarrësit dhe sidomos Shqipërinë duke vlerësuar se angazhimi dhe energjia e stërvitjes janë shumë shpresëdhënëse për vazhdimësi të bashkëpunimit.

Rreth 1200 trupa dhe dhjetëra mjete, tokësore, ajrore dhe detare janë angazhuar në stërvitjen “Albanian Lion 2018”, e cila do të vijojë deri më datë 30 shtator. Për herë të parë në këtë stërvitje, e cila zhvillohet çdo vit në vendin tonë, merr pjesë edhe një kontingjent nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Përgatitja e terrenit dhe lëvizja e mjeteve dhe trupave ka filluar që më datë 9 shtator, duke shfrytëzuar bazat më të rëndësishme ushtarake të Shqipërisë, që nga bazat detare të Kepit të Palit, Pashalimanit, Porto Palermos, gadishullin e Karaburunit, bazat ajrore të Rinasit e Farkës, garnizonin e Zall-Herrit, si dhe rajonin stërvitor të Bizës. Qëllimi i kësaj stërvitjeje është realizimi i operacioneve të evakuimit joluftarak nëpërmjet detit dhe ajrit, duke përfshirë anije luftarake zbarkuese, helikopterë dhe forca speciale për veprimtaritë në tokë.

a.ç

Next Post
Shqipëria thith gjermanët, kryesojnë fluksin e vizitorëve të huaj

Shqipëria thith gjermanët, kryesojnë fluksin e vizitorëve të huaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

December 30, 2025
Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

December 30, 2025
Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

December 30, 2025
Malaj komenton qeverinë e re: Nuk besoj se ministrat e mësojnë emërimin të fundit

Arben Malaj: Jam anëtar i Partisë Socialiste, por nuk lëpihem për një karrige

December 30, 2025
Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

December 30, 2025
“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

December 30, 2025
Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

December 30, 2025
Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

December 30, 2025
“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

December 30, 2025
“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com