Gjykata e lartë rishikon sot praktikën gjyqësore për aplikimin e masës së sigurisë arrest me burg. Kolegjet e Bashkuara janë mbledhur sot prej 9:30 me iniciativë të kryetarit Sokol Sadushi për nisjen e procedurës për ndryshimin e pjesshëm të praktikës së njësuar të vitit 2011 mbi masat e sigurimit personal.
Sipas njoftimit publik, qëllimi është të sigurohet një praktikë gjyqësore më e njëtrajtshme dhe në përputhje me standardet kushtetuese, ligjore dhe ato të Konventës Evropiane për kufizimin e lirisë personale.
Nga ana tjetër kjo iniciativë shënon ushtrimin për herë të parë, të kompetencës së Kryetarit të Gjykatës së Lartë, sipas nenit 438 të Kodit të Procedurës Penale për ndryshimin e pjesshëm të një praktike të njësuar.











