• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Para të munguara për arkën e shtetit”/ Kontrolle për llogari ‘offshore’, Shqipëria u shpall “luftë” atyre që fshehin paratë në vende të tjera

by S T
24/09/2024 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria mund të jetë duke u përdorur nga të huaj të pasur si “parajsë fiskale”. Ekspertë vendas dhe ministria e Financave dyshojnë se edhe biznesmenë vendas po fshehin pasuritë e tyre në shtete “offshore” për mos paguar detyrimet tatimore.

“Në gjykimin tim, janë gati gjysma e parave që fshihen në vende të tjera dhe pjesa më e madhe nëpërmjet kompanive fiktive”, tha ish-zv/drejtori i DPT, Flobens Dilaveri.

Qeveria pranon në Strategjinë Afatmesme të të Ardhurave 2024-2027 se fenomeni i “evazionit tatimor” mund të jetë prezent në vend, ndaj duhet luftuar.

“Shqipëria filloi shkëmbimet e para automatike në dhjetor 2020, me ndihmë teknike nga autoritetet tatimore italiane dhe do të fillojë të marrë informacione për individë shqiptarë që kanë llogari financiare në juridiksionet e huaja, përfshirë këtu edhe pjesën më të madhe të “strehave” tradicionale “offshore”. Përvoja e vendeve që e kanë adaptuar më herët këtë masë, është që informacioni i shkëmbyer identifikon evazion të konsiderueshëm tatimor dhe Shqipëria nuk ka gjasa të jetë një përjashtim.”

Dyshimet janë se miliona euro që iu përkasin individëve të pasur shqiptarë mund të jenë të fshehura në Ishujt e virgjër Britanikë, Singapor, Bermuda, Ishujt Kajman, Malta, Luksemburgu, Panama apo Holandë.

“Në periudhë afatmesme, Shqipëria do të fillojë përgatitjet për zbatimin e Rregullave Globale Anti-Erosionit, të cilat ka të ngjarë të kenë një ndikim të rëndësishëm në sistemin e saj tatimor të brendshëm. Gjithashtu, do të kryhen analiza periodike mbi rastet e evazionit tatimor në lidhje me juridiksionet offshore.”

Ish-zëvendës drejtori i Tatimeve, Flobens Dilaveri liston edhe arsyet se pse duhet gjurmuar dhe luftuar me urgjencë fenomeni “offshore.”

“Veç faktit që kemi të bëjmë me para të munguara për arkën e shtetit, nga ana tjetër kemi edhe pabarazi mes bizneseve duke nxitit shumë të tjerë të orientohen drejt ‘parajsave fiskale’.”

Nëse një kompani është e regjistruar në Shqipëri pa pasur aktivitet ekonomik të dukshëm, pra, nuk ofron mallra apo shërbime, por krijon kompani apo degë në vende të tjera, atëherë kjo mund të quhet kompani “offshore” pavarësisht se Shqipëria nuk klasifikohet formalisht si parajsë fiskale./A2

Next Post
Asambleja e Përgjithshme e OKB/Mblidhen sot në Nju Jork liderët botërorë, merr pjesë edhe kryeministri Rama

Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Biden mban sot fjalimin e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm në Angli për “epidemi të meningjitit”, si u përhap nga një natë në diskotekë

Alarm në Angli për “epidemi të meningjitit”, si u përhap nga një natë në diskotekë

March 18, 2026
Kapen me doza kanabisi gati për shitje në automjet, arrestohen tre të rinj në Kukës

Shpërndante kokainë dhe kanabis në qytetin e Lushnjës, arrestohet 36-vjeçari

March 18, 2026
Sa i sigurt është fluturimi në Lindjen e Mesme? Pse kompanitë e Gjirit vazhdojnë të fluturojnë dhe ato perëndimore jo

Sa i sigurt është fluturimi në Lindjen e Mesme? Pse kompanitë e Gjirit vazhdojnë të fluturojnë dhe ato perëndimore jo

March 18, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

Konflikti agravon në përdorimin e thikës, plagoset 48-vjeçari, në pranga autori

March 18, 2026
Pas Kinës, Koreja e Veriut sjell gjeneratën e re të robotëve humanoid?!

Pas Kinës, Koreja e Veriut sjell gjeneratën e re të robotëve humanoid?!

March 18, 2026
Rama: Saranda mikpret çdo ditë turistë!  Kroçera ‘Sapphire Princess’ ankorohet në brigjet shqiptare

Rama: Saranda mikpret çdo ditë turistë! Kroçera ‘Sapphire Princess’ ankorohet në brigjet shqiptare

March 18, 2026
Kabllogrami i SHBA që nxjerr zbuluar Izraelin: Protestuesit iranianë do të masakrohen

Kabllogrami i SHBA që nxjerr zbuluar Izraelin: Protestuesit iranianë do të masakrohen

March 18, 2026
Skandali Epstein/ Pam Bondi përpara Kongresit, çfarë do zbulohet për pedofilin e dënuar?

Skandali Epstein/ Pam Bondi përpara Kongresit, çfarë do zbulohet për pedofilin e dënuar?

March 18, 2026
Vetëm 5 mijë kërkesa për azil në vitin 2025, por rriten ikjet me leje pune

Vetëm 5 mijë kërkesa për azil në vitin 2025, por rriten ikjet me leje pune

March 18, 2026
Zogaj: Saliu kërkon të motivojë disa njerëz, drejtuesit e opozitës kanë interesa ndryshe nga qytetarët

Zogaj: Pa largimin e Berishës nuk ka garë në PD, partia mund të rikthehet vetëm me lider të ri

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In