• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Para ose pas zgjedhjeve, në fund prapë do shkojmë për Pazar!

by Ben Andoni
08/03/2025 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Nuk ka vit më strapacues për shqiptarët e zakonshëm sesa kur mbahen zgjedhjet e përgjithshme, ashtu si njësoj pothuaj ngjet edhe me ato lokale. Megjithëse këtë vit zgjedhjet janë edhe më sfilitëse për shkak të angazhimit të madh të dy partive kryesore brenda dhe jashtë vendit, partive të vogla që i ndjekin dhe me radhë dhe grupimin e partive të reja, të cilat kanë tashmë përballjen e tyre të zjarrit me politikën reale.

Ndërsa lista e individëve të Partisë Demokratike nuk paraqet më “surpriza”, ku kryetarët satelitë janë në listë dhe në media po dalin lajme dhe për favore të tjera në kurriz të anëtarësisë dhe të angazhuarve të demokratëve; PS-ja duket më e qetë sepse satelitët e saj janë pothuaj të paidentifikuar; ndryshimin e bëjnë të vegjlit që po bëjnë përballjen e tyre të parë, mes tyre veteranët Shehi-Alibeaj për të gjetur vendin në teatrin absurd të politikës shqiptare.

Po ndërsa të gjithë politikanët e kanë mendjen te listat që në një farë mënyre është edhe identifikimi i tyre real për mundimin, angazhimin, për publikun e gjerë e gjitha përbën një strapacim të jashtëzakonshëm. Sikleti nga patronazhistët; mundimi për të marrë pjesë në mitingjet-protesta të Berishës, të cilat janë pa formë por të gjithë përsërisin e u binden fjalëve të tij; e ardhmja, nëse do të ketë rrotacion dhe që kërcënon largimin e një mase të madhe të administratës; pasiguria përballë krimit dhe nivelit të ulët në çdo gjë.

Ky teatër absurd përsëritet në çdo katër vjet dhe aktorët mbesin po ata, kurse shqetësimi i njerëzve vetëm sa rritet dhe shton pasigurinë për vendin ku jetojmë. I vetmi “shpëtim” mbet lajmi i SPAK-ut që në fund të ditës të drithmon për nivelin e të keqes, ku gjendet vendi ynë. Shqipëria ka humbur busullën të zhvillimit të një vendi normal dhe këtë e shikon në kohën e zgjedhjeve që nuk është më ditë e qetë përballje dhe përzgjedhje, por frika e ndërrimit të rekuizitës së teatrit absurd, aq i dhimbshëm për një pjesë të njerëzve. Por e shoqja e diktatorit Markos, Imelda kishte një ide më të mirë në kohën e vet dhe kjo u shkon autorëve të teatrit tonë absurd: “Si të fitojmë ose si të humbim, pas zgjedhjeve do shkojmë për Pazar”.  (Javanews)

Next Post
Negociatat për paqe, kush janë zyrtarë ukrainas do të marrin pjesë në takimin e SHBA në Arabinë Saudite?

Negociatat për paqe, kush janë zyrtarë ukrainas do të marrin pjesë në takimin e SHBA në Arabinë Saudite?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zëvendëspresidentja e KE: Do marrim masa përballë një krize të mundshme energjetike

Zëvendëspresidentja e KE: Do marrim masa përballë një krize të mundshme energjetike

March 10, 2026
3,428 miliarderë dhe 20.1 trilionë dollarë pasuri, del lista e njerëzve më të pasur të botës

3,428 miliarderë dhe 20.1 trilionë dollarë pasuri, del lista e njerëzve më të pasur të botës

March 10, 2026
Hargreaves takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Hargreaves takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

March 10, 2026
Sulmi kibernetik nga hakerët ‘Homeland Justice’, reagon Kuvendi: Janë fshirë disa të dhëna

Sulmi kibernetik nga hakerët ‘Homeland Justice’, reagon Kuvendi: Janë fshirë disa të dhëna

March 10, 2026
PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

March 10, 2026
Irani hakeron Kuvendin, ekspertja e sigurisë: Sulm kibernetik e politik! Databaza e plotë do të ishte publikuar deri tani, s’ka vend për panik

Irani hakeron Kuvendin, ekspertja e sigurisë: Sulm kibernetik e politik! Databaza e plotë do të ishte publikuar deri tani, s’ka vend për panik

March 10, 2026
Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, çfarë ndodh me temperaturat

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, çfarë ndodh me temperaturat

March 10, 2026
Bankingu digjital: progres financiar apo test për tregun shqiptar?

Bankingu digjital: progres financiar apo test për tregun shqiptar?

March 10, 2026
Zhvillime të reja nga lufta në Lindjen e Mesme! Putini telefonon Presidentin e Iranit, ja çfarë kërkoi

Zhvillime të reja nga lufta në Lindjen e Mesme! Putini telefonon Presidentin e Iranit, ja çfarë kërkoi

March 10, 2026
Nga pastrimi i kryeqytetit te rregullimi i varrezave, Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari takohet me kryetaren e komanduar të bashkisë Anuela Ristani

Nga pastrimi i kryeqytetit te rregullimi i varrezave, Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari takohet me kryetaren e komanduar të bashkisë Anuela Ristani

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In