Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar në Prishtinë me kryeministrin e dorëhequr të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Lajmin e bën të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook.
“Kënaqësi e veçantë të takoj sonte në Prishtinë Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, bashkë vajzën Borën. Rast i mirë për të këmbyër mendime rreth aktualitetit politik në Kosovë, Shqipëri dhe rajon. Në proceset që po kalon Kosova, angazhimi i përbashkët përballë sfidave e fuqizon faktorin shqiptar”, shkruan Haradinaj.
Takimi Meta-Haradinaj vjen dy ditë pas dorëheqjes së Haradinajt nga posti i kryeministrit për shkak të thirrjes nga Gjykata Speciale.