• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Para 60 vitesh shkrimtari kroat Joža Horvat lundroi anekënd botës me një anije me emër shqiptar – “Besa”

by Enver Robelli
15/11/2025 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli 

Në vitin e largët 1965, anijendërtuesit nga qyteti i Pulës në Kroaci i dorëzuan shkrimtarit Joža Horvat një anije, të cilën ai e pagëzoi me një emër shqip – “Besa”. Emri ishte edhe përbetim se Horvat dhe ekuipazhi katëranëtarësh do t’ia dilnin t’i silleshin botës me anijen e tyre modeste, 15 metra të gjatë. Siç shkruan gazeta kroate Novi List, anija “Besa” u bë sinonim i zbulimit të kulturave të tjera dhe i ballafaqimit me rreziqe në det të hapur. Një aventurë të tillë, në Jugosllavinë e atëhershme, nuk e kishte rrezikuar askush. 

Sipas një legjende, shumë miq të Horvatit i kishin thënë se nuk do të kishte kurrë sukses të lundronte botën me anije. Thuhet se Horvat u përgjigj duke thënë se po ua jepte fjalën shqiptare të nderit – pra, besën – se do t’i sillej rreth e rrotull botës. 

Horvat ishte skenarist i filmit “Ciguli Miguli”, i cili u kritikua nga Lidhja e Komunistëve të Kroacisë për shkak të gjoja opozitarizmit antisocialist. Gjatë lundrimit, Horvat mbajti ditar dhe botoi tekste në gazetën Vjesnik u Srijedu (VUS). Këto tekste Horvat i zgjeroi dhe botoi në dy vëllime: ditarët mbajnë titullin “Besa 1” dhe “Besa 2”. 

Gazeta Vjesnik e mbështeti udhëtimin e tij me 1500 dollarë, ndërsa diaspora kroate me 500 dollarë. Gjatë lundrimit, Horvat dhe shoqëruesit e tij u përballën me probleme të ndryshme – prej shtrëngatave deri te tensionet politike. Kanalin e Suezit e kaluan pak ditë para se të shpërthente lufta e tretë mes arabëve dhe Izraelit. Kanali i Suezit qëndroi i mbyllur deri më 1975. 

Pas dy vitesh lundrim nëpër botë, anija “Besa” më 4 korrik 1967 u shfaq në Gjirin e Kotorit në Mal të Zi, ku u prit nga politikanë lokalë të kohës dhe shumë qytetarë. Sipas ekspertëve kroatë të nautikës, anija “Besa” lundron ende dhe është e ankoruar në një port të vogël në Split. 

Next Post
Aksident i rëndë, 2 makina përplasen me njëra-tjetrën në Fier/ Gjashtë të plagosur, dërgohen me urgjencë në spital (VIDEO)

Aksident i rëndë, 2 makina përplasen me njëra-tjetrën në Fier/ Gjashtë të plagosur, dërgohen me urgjencë në spital (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In