Në festën e organizuar dje në Partinë Socialiste me rastin e 31-vjetorit të krijimit të kësaj force politike, të pranishëm nga opozita kanë qenë deputetët Erisa Xhixho dhe Endrit Braimllari nga LSI, si dhe kreu i PPA, Agron Duka.
Siç shihet nga këto foto të siguruara nga LSA, ka qenë kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla, i cili ka qëndruar disa minuta në tavolinë me ta, dhe ka trokitur gotën me deputeten Xhixho.
/a.r