• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paqartësitë e orës zero për taksën 100 përqind

by Mero Baze
07/02/2020 21:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Qeveria e re e Kosovës ka premtuar se do të heq taksën 100 përqind për mallrat serbe dhe ato të Bosonjë Hercegovinës në shkëmbim të reciprocitetit me Serbinë.

Vendimi i cili është premitm edhe i fushatës elektorale të dy partive të koalicionit qeveritar pritet të merret sa më shpejt, edhe për shkak të presionit të SHBA dhe BE, të cilat duan ti hapin rrugë fillimit të dialogut me Serbinë.

Deri këtu jemi në kushtet e hartimeve patriotike dioplomatike.

Problemi është si do të veprohet konkretisht pasi taksa 100 përqind, është e heqshme me një vendim, ndërsa reciprociciteti është proces.

Reciprocitti me Serbinë është në të vërtet thelbi I gjithë procesit të bisedimeve për marrëveshje me Serbinë. E gjithë marrëveshja nënkupton thjesht reciprocitetin, pra lëvizjen e lirë të mallrave, të njerëzve, njohjen e diplomave liberalizimin e tregut të punës dhe gjithë axhendën që përmban projekti i Minishengenit. është e neveritëshme se si ti nuk udhëton dot nga Kosova për Serbi nëse shkon nga Shqipëria, është poshtëruese se si të ngjisin një leër mbi targë nëse ke veturë me targa të Kosovës, është rracizëm se nuk njohin në Preshevë diplomën e një mjeku nga Kosova, e plot histori të tjera prodhuar nga mendje nacionaliste serbe.

Njëra mund të hiqet për një ditë, kurse tjetra mund të bëhet, (nëse bëhet) për shumë kohë ose ndoshta kurrë.

Ta thuash që do ta heq në këmbim të reciprocitetit ngjan shumë dinjitoze, por njëkohësisht dhe shumë dogmatike për të çuar përpara procesin. Fjalia e duhur që mund ti hapte rrugë bisedimeve është që do ta heqim në shkëmbim të premimit të SHBA e BE për reciprocitetin, pasi nëse thua do ta heq kur të kemi vendosur reciprocitetin, i bie të thuash që nuk do ta heq, ose siç thotë Ramushi “s’po du”.

Dhe nëse nuk kanë për ta hequr le mos ta heqin por mos të krijojnë pritshmëri të kota.

Taksa u vendos në fakt për të bllokuar bisedimet e nxitura nga presioni amerikan, pamvarësisht fasadës patritoike që ju vesh. Dhe këtë e kuptuan mirë dhe SHBA dhe BE.

Tani nëse do të hiqet nën garancitë e tyre, kjo është një çështje tjetër e ndarë nga ky premtimi letraresk, që do hiqet në shkëmbim të reciprocitetit.

Ajo qeveri e Kosovës që do vendos reciprocitetin me Serbinë është qeveria që do pamvarësoj përfundimisht Kosovën si një poroces i pakthyeshëm. Deri atje të gjtihë jemi të qartë që është rrugë e gjatë dhe me shumë kushtëzime. Jam I prirur të besoj ata që thonë se Albin Kurti është negociator I fort, por fakti që ai u dorzua dhe para Isa Mustafës nuk më lë Shpresa të besoj që do mund Vuçiqin.

Deri atëhere, Kosova duhet të ruaj si balancë force aleancën me SHBA dhe BE.

Dhe këtu gjithë procesi hyn në një zonë të pasigurtë.

Ora zeroa e heqjes së taksës për BE e SHBA, nuk është ora që dhe Serbia e ka njohur Kosovën. Po të ishte kjo orë, mirë është taksa dhe presm atë ditë. Por drejt asaj dite, nuk është e mundur të shkohet me taksën.

Qeveria e Ksoovës kam frikë se vet është e paqartë për këtë situatë, pasi LDK është më shumë në anën e SHBA e BE dhe Kurti më shumë në kurthin e populizimit të tij .

Sidoqoftë tani nuk është më koha të dëgjojmë hartime, por akte reale, që sjellin pritshmëri realiste. Nuk ka arsye që dikush të na gënjej që edhe taksën do ta heqim, edhe reciprocitetin do ta vendosim brenda ditës.

Së paku të bëjnë një listë prioritetesh që nënkupton fillimin e reciprocitetit. Reciprociteti final është njoha e Kosovës nga Serbia. Dhe deri atje, nëse shkohet me taksën në fuqi, por pa SHBA e BE në krah, s’di kush do ta marrë seriozisht Albinin.

Next Post
VIDEO/ Tirana “vret” Vllazninë në “Loro Boriçi” dhe kap kreun e renditjes

VIDEO/ Tirana "vret" Vllazninë në "Loro Boriçi" dhe kap kreun e renditjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In