• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Paqartësi për të ardhmen e Venezuelës, Rubio: SHBA do të vendosë karantinë ushtarake

by A R
04/01/2026 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jo vetëm për administratën amerikane, por për mbarë botën është ende e paqartë se si do të qeveriset në vazhdimin Venezuela. Në konferencën e parë pas arrestimit të ish-presidentit Nicolas Maduro, presidenti Donald Trump doli për prani ushtarake të pakufizuar në Venezuelë duke i bërë jehonë pushtimeve të kaluara të Irakut dhe Afganistanit, që të dyja përfunduan me tërheqjen e trupave amerikane.

“Tani do të veprojmë me shpejtësi. Ne do kemi ndikim në qeverisjen e vendit,” tha Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio, duke iu përgjigjur pyetjes nëse Shtetet e Bashkuara do ta udhëheqin Venezuelën pas largimit të Maduros.

Rubio sqaroi se ky ndikim është një lloj “karantine” ushtarake që do të bllokojë anijet e sanksionuara. Gjatë paraqitjes në emisionin ‘This Week’ të televizionit ABC, Rubio mbrojti operacionin në Venezuelë për arrestimin e diktatorit Nicolas Maduro, duke nënvizuar se në këtë rast nuk është i nevojshëm autorizimi i Kongresit.

“Nuk ishte e nevojshme sepse ky nuk është një pushtim. Ne nuk pushtuam një vend. Ky ishte një operacion arrestimi. Ky është një operacion i zbatimit të ligjit”, tha Rubio.

Në një paraqitje tjetër televizive, kësaj here për rrjetin NBC, Rubio la të kuptohet se në radhë është Kuba.

Demokratët në SHBA e kundërshtuan veprimin e presidentit Trump. Udhëheqësi i pakicës në Senat, Chuck Schumer, i quajti “të nxituara”veprimet e presidentit.

“Shikoni, Maduro është një person i tmerrshëm, shumë i tmerrshëm. Por paligjshmëria nuk trajtohet me paligjshmëri. Dhe kjo është ajo që ka ndodhur këtu”, i tha Schumer gjithashtu emisionit “This Week” të George Stephanopoulos.

Maduro ndodhet në një qendër paraburgimi në Nju Jork në pritje të dalë para gjykatës. Ndërkohë mbetet e paqartë sesi do të qeveriset Venezuela.

Ndërsa shumë vende perëndimore kundërshtojnë Maduron dhe thonë se ai vodhi zgjedhjet e vitit 2024, shumë vende e kritikuan veprimin e SHBA-së dhe kërkojnë respektim të ligjit ndërkombëtar duke e zgjidhur krizën në rrugë diplomatike.

Trump thotë se Maduro organizoi trafikun e drogës drejt SHBA-së dhe qeverisi në mënyrë të paligjshme për shkak të manipulimit të votave.

Next Post
Përjashtimet në PD/ Hila: Alibeaj tregoi se si do të qeveriset fraksioni i Bashës!

Pse gëzon Tirana më shumë se Karakasi?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In