• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Papunësia/ Ka punë për të pashkolluarit, por jo ata me shkollë të lartë!

by Java News
10/07/2019 21:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të kesh mbaruar arsimin e lartë, në Shqipëri nuk do të thotë që të jesh domosdoshmërisht i privilegjuar për të gjetur një punë. Përkundrazi, në 2018-n, është rritur numri i të diplomuarve profesionistë të papunë, ndonëse zyrtarisht papunësia ra ndjeshëm atë vit.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, shkalla e papunësisë për ata që kanë mbaruar arsimin e lartë ishte 14.2%, nga 13.8% që ishte vitin e mëparshëm. Papunësia është rritur te femrat e diplomuara (nga 13.9% në 15.8%), ndërsa ka rënë tek meshkujt (nga 13.7% në 12.1%). Të mbetur pa punë, ka shumë të diplomuar që po tentojnë të hapin vetë një sipërmarrje private, duke rritur peshën e vetëpunësimit te ky grup.

Tendenca e rritjes së papunësisë tek të arsimuarit e lartë ka ecuri në drejtim të kundërt me totalin e papunësisë në vend, që ra nga 14.1% në 2017-n, në 12.8% në 2018-n.

2018-a duket se ka qenë një vit i mbarë për ata që janë me arsim të ulët 8/9 vjeçar. Shkalla e papunësisë për këtë grup ra nga 12.9% në 10.6%.

Në rënie ka qenë dhe papunësia tek popullsia aktive në moshë pune, që ka mbaruar shkollën e mesme, nga 15.7% në 14.5%. Në fakt, popullsia me arsim të ulët 8/9-vjeçar rezulton më e guximshme në hapjen e një aktiviteti privat, duke e siguruar vetë punën, kryesisht në njësi tregtimi me pakicë, apo dhe në bar-restorante.

Të dhëna të tjera të INSTAT, tregojnë se 43% e të punësuarve me arsim 8/9-vjeçar janë të vetëpunësuar. Kjo peshë, që është shumë më e lartë në krahasim me ata që janë me arsim të lartë, teksa vetëm 13.5% e tyre kanë zgjedhur të hapin një aktivitet të tyrin privat, ku mbizotërojnë meshkujt (21.4), ndërsa femrat e kanë këtë tregues vetëm 7%. Gjithsesi, duket se pamundësia për të gjetur një punë i ka shtyrë dhe ata me universitet që t’i kthejnë sytë nga vetëpunësimi, që është rritur me gati 2 pikë përqindje në 2018-n. Kjo tendencë ka qenë e dukshme si te meshkujt (nga 17.7 në 21.4%) ashtu dhe tek femrat (nga 6.1 në 7%).

Këtë tendencë e konfirmojnë dhe të dhënat e INSTAT për llojet e bizneseve, sipas të cilave shërbimet profesionale janë ato që po hapen më shumë vitet e fundit, teksa po mbyllen subjektet tregtare dhe ato të bar-kafeneve.

Bizneset që kanë shënuar rritjen më të lartë në vlerë absolute në 2019-n janë ato në “Aktivitete të drejtimit të ndërmarrjeve dhe aktivitete të konsultimit”. 186 subjekte të reja (shtesa neto) të kësaj kategorie u hapën në 2018-n, duke arritur në total në 793. Ndonëse numri total i tyre është i ulët në raport me sipërmarrjen tradicionale të shqiptarëve, atë të tregtisë (ku ka gjithsej 35 mijë subjekte), biznesi i shefave dhe i konsulencës ka arritur një rekord të tijin në 2018-n sa i përket hyrjeve të reja në treg. Në raport me vitin 2013, numri i tyre është katërfishuar.

Pse të diplomuarit po mbeten pa punë

Tendenca e përzgjedhjes së degës së shkollës së lartë vitet e fundit rezulton që të mos ketë qenë në të njëjtën linjë me kërkesat e tregut të punës, duke bërë që mijëra të diplomuar të mbesin pa punë, ose të punësohen në një aktivitet që nuk ka lidhje me arsimin e tyre.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se tregu i punës po mbushet me juristë e ekonomistë, që janë dhe dy degët më të preferuara nga studentet. Nga 139 mijë studentë që janë të regjistruar në vitin akademik 2018/2019, rreth 24% e tyre janë në fushën e studimit “Biznes, administrim dhe ligj”, 15% në “Shëndet dhe mirëqenie”, dhe e treta është “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim”, me 14% të totalit të studentëve të regjistruar.(Monitor)

 

 

Next Post
Integrimi / Jo vetëm Franca e Holanda, por ndoshta edhe Micotakis kundër Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Integrimi / Jo vetëm Franca e Holanda, por ndoshta edhe Micotakis kundër Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horror në Greqi! Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan, 50-vjeçarja futet në market për të shpëtuar

Horror në Greqi! Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan, 50-vjeçarja futet në market për të shpëtuar

December 7, 2025
“Tashmë është shumë vonë!”, Roland Bejko: Basha nuk bëri asgjë për 7 muaj, as detyrën e tij si kryetar

Bejko: Alimehmeti i frikësuar për karrierën. Berisha nuk pranon kundërshtarë!

December 7, 2025
Ndërhyrje, intriga dhe manipulime sekrete: 80 vite marrëdhënie mes SHBA-ve dhe Europës

Ndërhyrje, intriga dhe manipulime sekrete: 80 vite marrëdhënie mes SHBA-ve dhe Europës

December 7, 2025
Plagoset me armë zjarri në rrethana të paqarta 37-vjeçari në Berat

Plagoset me armë zjarri në rrethana të paqarta 37-vjeçari në Berat

December 7, 2025
Kthjellime dhe vranësira, reshje të lehta në disa zona të vendit, parashikimi i motit për sot

Kthjellime dhe vranësira, reshje të lehta në disa zona të vendit, parashikimi i motit për sot

December 7, 2025
Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

December 6, 2025
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Buxheti i 2026, pse i vetmi opozitar mbeti Erion Braçe?

December 6, 2025
A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

December 6, 2025
“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

December 6, 2025
Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In