• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Papërgjegjësi dhe neglizhencë totale”/ Ish-ministri i Shëndetësisë kritika Kurtit: Harron Kosovën sepse merret me gjendjen në Lindjen e Mesme!

by
14/05/2021 16:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti nga radhët e LDK-së Armend Zemaj, ka kërkuar nga Qeveria që ta marr situatën në dorë pas tollovisë që
është krijuar në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Në një konferencë për media, Zemaj është shprehur se nga papërgjegjësia totale e sotme Qeveria ka treguar se nuk e kanë prioritet shëndetin.

“Në vend se të drejtohen drejt vaksinimit dhe sigurimit të jetesës, sot nga papërgjegjësia totale dhe neglizhenca e paparashikueshme Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti dhe nga sot kanë rrezikuar qytetarët e Republikës së Kosovës, duke u bërë bartës së infeksionit, por edhe duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën e tyre. Kjo tregon se këta njerëz nuk e kanë prioritet shëndetin, akoma menaxhojnë në stilin populist dhe asnjëherë me situata konkrete, por mbi të gjitha të përdorin pjesën ekzekutive në menaxhimin e jetës publike dhe shoqërore në Kosovë”, ka thënë Zemaj.

Ish-ministri i Shëndetësisë ka theksuar se qeveria “Kurti” vetëm ka mashtruar qytetarët për ndryshim, pasi sipas tij kur kishte rritje të numrit të rasteve, merreshin me situata politike në shtetet fqinje e sot  merreshin me situata politike në shtetet fqinje e sot po merren me gjendjen në Lindjen e Mesme.

“Shumicën e kohës, ju e dini në kohën më të keqe, kur kishim numër enorm të rasteve të vdekjeve, por edhe të infeksionit, këta merreshin me situata politike në shtetet fqinje, sot deputetët e tyre merren me gjendjen në Lindjen e Mesme dhe kjo tregon se këta i kanë mashtruar qytetarët për ndryshim, kjo tregon që këta janë të interesuar dhe po tregojnë vetëm degradim. Asnjë e mirë në procesin e vaksinimit nuk ka ndodhur deri tani.

Fatkeqësisht me transparencë zero, asnjë kontratë e nënshkruar, kur pasqyruam që janë të gatshme për nënshkrim, për një luftë politike ekstreme për të mbyllur zërin e qytetarëve dhe të mediave, sot e kemi parë edhe përmes mekanizmit të Policisë, kur nuk është lejuar që të merren pamje dhe e vërteta të dalë në shesh në sallën ‘1 Tetori’”, ka thënë Zemaj.

Gjatë kësaj konference Zemaj ka thënë se nuk mund të fshihet e vërteta skandaloze që ka ndodhur sot. “Lusim sot, bëjmë thirrje që Qeveria urgjentisht ta marrë situatën në dorë”, është shprehur Zemaj./ b.h

Next Post
“Kujdes nga grindjet në familje” parashikimi ditor i Horoskopit, ja cila shenjë s’do i ketë punët mirë

Shenja më me fat e horoskopit për ditën e nesërme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

January 21, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Nuk është më i pamundur fundi i NATO-s

January 21, 2026
Trump ndryshon kurs, heq kërcënimin për tarifa pas bisedimeve për Groenlandën! Ja çfarë shkruan

Trump ndryshon kurs, heq kërcënimin për tarifa pas bisedimeve për Groenlandën! Ja çfarë shkruan

January 21, 2026
“E sollën të afërmit e saj në Vlorë, më pas e dërguan në Greqi!”, dëshmia e fortë 16 vite pas zhdukjes së Bleona Matës

“E sollën të afërmit e saj në Vlorë, më pas e dërguan në Greqi!”, dëshmia e fortë 16 vite pas zhdukjes së Bleona Matës

January 21, 2026
Rama dhe Ivanka Trump përfundojnë darkën në Vlorë, largohen në të njëjtën automjet drejt Orikumit

Rama dhe Ivanka Trump përfundojnë darkën në Vlorë, largohen në të njëjtën automjet drejt Orikumit

January 21, 2026
Tjetër aksident në Lezhë, përplasen katër automjete, shkak dyshohet parakalimi i gabuar

Tjetër aksident në Lezhë, përplasen katër automjete, shkak dyshohet parakalimi i gabuar

January 21, 2026
Albini mund të ndjehet i dorëzuar, por Kosova duhet të ndjehet e fituar

Grenlanda jonë

January 21, 2026
“Përgjegjësit për 4 të vrarët në 21 Janar duhet të dalin para drejtësisë”, mbesa e Ziver Veizit me sytë nga SPAK

“Përgjegjësit për 4 të vrarët në 21 Janar duhet të dalin para drejtësisë”, mbesa e Ziver Veizit me sytë nga SPAK

January 21, 2026
Detaje nga masat e jashtëzakonshme të sigurisë në Vlorë, Ivanka Trump ndërron makinën në çdo ndalesë

Detaje nga masat e jashtëzakonshme të sigurisë në Vlorë, Ivanka Trump ndërron makinën në çdo ndalesë

January 21, 2026
“PD, forcë që simbolizon njerëzit guximtarë”, mesazhi i Tabakut nga foltorja: Do çojmë deri në fund rrugëtimin e nisur

“PD, forcë që simbolizon njerëzit guximtarë”, mesazhi i Tabakut nga foltorja: Do çojmë deri në fund rrugëtimin e nisur

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In