• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paparaci në Kuvend/ Jorida siç nuk e keni parë kurrë, çfarë po i bën Klosi Gjylametit?!

by Java News
30/10/2016 13:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe këtë javë paparaci i ‘Panorama’ ka mundur të fiksojë disa nga momentet më pikante jashtë ambienteve të Kuvendit. Saimir Tahirti është parë shumë i afërt me ministrin e LSI-së, Lefter Koka, ndërsa nga ana tjetër Blendi Klosi është fotografuar teksa ecën i përqafuar me deputeten Blerina Gjylameti. Ndërkohë Ben Blushi dhe Dashamir Shehu shihen duke diskutuar.

Agron Duka ka fituar një sharm të veçantë që kur është bërë kryetar, aq sa duket se kolegët kanë dëshirë të fotografohen pranë tij, e ndërsa Jorida Taraku është parë të shëtisë me një veshje sportive, krejtësisht ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim më parë.

Jorida Tabaku, ashtu siç nuk e keni parë ndonjëherë

Jorida Tabaku është një nga deputetet më të pashme që ka Parlamenti shqiptar. Vajza e gjatë dhe elegante, e cila vjen në politikë nga zyrat e Kryeministrisë dhe nga bota akademike, nuk mund të lërë askënd indiferent teksa ecën në rrugë. Edhe nëse do të ishte një femër e panjohur, përsëri nuk do t’i mungonte veëmendja.

p1

Por Tabaku është edhe një deputete mjaft aktive në Parlament, si një zë i fuqishëm për problemet e mëdha që ka ekonomia shqiptare. Por bota femërore, krahas këtij aktiviteti, ka vazhdimisht kuriozitet se si do të jetë veshur Jorida këtë të enjte?

Gjithnjë me fustane dhe kostume shumë elegante, Jorida është një nga deputetet më të bukura. Por kësaj here kemi mundësi ta shohim me një veshje komplet tjetër. Paparaci ynë e ka kapur në ditët e fundjavës, kur shumica e njerëzve mezi presin të heqin rrobat serioze dhe sidomos takat, që të dikton vendi i punës, për t’u rehatuar me tuta e atlete.

Kjo ka bërë që Jorida gati të mos njihet, pa grim dhe me tuta sporti. Por edhe kështu, ajo ka përsëri sharmin e saj autentik, që e bën të identifikueshme edhe përtej syzeve dhe tutave.

Dash Shehu po i shpjegon diçka interesante Blushit

Pak ditë më parë, deputeti socialist Ben Blushi deklaroi largimin e tij nga Partia Socialiste, duke mbetur kë- shtu deputet në Parlament, por i papërcaktuar akoma se në çfarë force politike do të shkojë.

Nëse shohim këtë foto, mendja të shkon se Dash Shehu mund të jetë duke e joshur për të shkuar te partia e tij, LZHK, një parti e vogël, por që ka goxha vite e krijuar.

Por nuk besojmë se mund të ketë qenë kjo biseda, sepse, siç e dimë, Blushi po bëhet gati të krijojë një parti të re. Dashi mbase mund të jetë duke i treguar diçka nga eksperienca e tij, kur edhe ai u detyrua të ikë nga PD dhe të krijojë partinë e tij.

p4

Klosi dhe Gjylameti ecin të përqafuar drejt Parlamentit

Nuk u ka mjaftuar një shtrëngim duarsh prej kolegësh, as një përqafim i ngrohtë prej miqsh. Ministri i Mirëqenies Blendi Klosi, ka mbajtur të përqafuar gjatë, madje edhe në ecje, deputeten socialiste, Blerina Gjylameti.

p5

Kjo pamje tregon se kolegët socialistë kanë marrëdhënie shumë të mira me njëri-tjetrin, ndërkohë që na kujtojnë kohët kur ishim të vegjël dhe mbanim njëri-tjetrin të përqafuar edhe në ecje. Për disa, koha mbetet në vend. Lum si ata!

p6

Saimiri konfliktohet me Manjanin, por shkon shumë mirë me Kokën

Një nga debatet më të nxehta politike të kësaj jave ka qenë ai mes ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe atij të Drejtësisë, Ylli Manjani. Ky i fundit, duke shprehur shqetësimin për përhapjen e kanabisit, propozoi që të merret me këtë punë ushtria.

p2

Ndërkohë ministri Tahiri doli publikisht dhe e kundërshtoi këtë tezë. Ky nuk është rasti i parë, kur ministra të PS-së dhe LSI-së përplasen publikisht, por kjo mesa duket nuk ka vlerë për të gjithë ministrat. Ja, p.sh., sa mirë shkon Saimiri me ministrin e LSI-së, Lefter Koka.

p3

Të gjithë në radhë për të bërë një foto me Agron Dukën

Pasi shpalli në konventë javën e shkuar programin e Partisë Agrare Ambientaliste, kryetar i së cilës u bë pak javë më parë, tashmë Agron Duka në Parlament nuk është më si pjesë e Partisë Republikane, por e asaj Agrare.

Në konventë, edhe Partia Demokratike, por edhe ajo Socialiste, e ftuan partinë e Dukës të shkonte me to. Por Duka ka deklaruar se do të jetë në opozitë me pushtetin. Ndërsa në Parlament ai tashmë ka fituar një sharm të veçantë që kur është bërë kryetar, aq sa kolegët e tij kanë dëshirë të fotografohen pranë tij, sapo shohin në oborrin e Parlamentit ndonjë fotograf.

p8

Next Post
(Foto) Kjo është Yllka Rexha, vajza seksi më e ndjekura në Instagram

(Foto) Kjo është Yllka Rexha, vajza seksi më e ndjekura në Instagram

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paralajmëron NASA: Pjesët e një sateliti do të bien sot në Tokë

Paralajmëron NASA: Pjesët e një sateliti do të bien sot në Tokë

March 10, 2026
Takimi me Kaja Kallasin, ministri Hoxha: Forcojmë partneritetin për Mbrojtjen dhe Sigurinë me BE-në

Takimi me Kaja Kallasin, ministri Hoxha: Forcojmë partneritetin për Mbrojtjen dhe Sigurinë me BE-në

March 10, 2026
Zëvendëspresidentja e KE: Do marrim masa përballë një krize të mundshme energjetike

Zëvendëspresidentja e KE: Do marrim masa përballë një krize të mundshme energjetike

March 10, 2026
3,428 miliarderë dhe 20.1 trilionë dollarë pasuri, del lista e njerëzve më të pasur të botës

3,428 miliarderë dhe 20.1 trilionë dollarë pasuri, del lista e njerëzve më të pasur të botës

March 10, 2026
Hargreaves takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Hargreaves takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

March 10, 2026
Sulmi kibernetik nga hakerët ‘Homeland Justice’, reagon Kuvendi: Janë fshirë disa të dhëna

Sulmi kibernetik nga hakerët ‘Homeland Justice’, reagon Kuvendi: Janë fshirë disa të dhëna

March 10, 2026
PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

March 10, 2026
Irani hakeron Kuvendin, ekspertja e sigurisë: Sulm kibernetik e politik! Databaza e plotë do të ishte publikuar deri tani, s’ka vend për panik

Irani hakeron Kuvendin, ekspertja e sigurisë: Sulm kibernetik e politik! Databaza e plotë do të ishte publikuar deri tani, s’ka vend për panik

March 10, 2026
Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, çfarë ndodh me temperaturat

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, çfarë ndodh me temperaturat

March 10, 2026
Bankingu digjital: progres financiar apo test për tregun shqiptar?

Bankingu digjital: progres financiar apo test për tregun shqiptar?

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In