Polici që goditi gruan protestuese me shuplakë në fytyrë është Kristaq Papajorgji.
Gjatë protestës te liqeni artificial, gruaja i rrëzoi kapelen Papajorgjit dhe ky reagoi duke e gjuajtur me shuplakë.
Pas qarkullimit të videos, ministri Tahiri urdhëroi pezullimin, ndërsa drejtori Çako njoftoi se ka nisur procedimi për shkelje të rëndë.