Papa ndryshon rregullat për abortin, tani jo më një mëkat!
Papa Françesku ka bërë një ndryshim madhor në mënyrën sesi Kisha Katolike do t’i trajtojë gratë që kanë bërë abort, duke hequr detyrimin se, ato duhet të marrin leje nga peshkopi për të penguar dëbimin e tyre nga kisha.
Deri më tani, gratë që kanë bërë abort, por edhe ato që kanë ndihmuar në kryerjen e abortit, janë shkishëruar, ose dëbuar nga Kisha Katolike në mënyrë automatike dhe kanë pasur nevojë për lejen e një peshopi për ta kundërshtuar këtë. Tashmë, Papa ka deklaruar se çdo prift mund ta çlirojë një grua që ka kryer abort nga detyrimi për t’u shkishëruar. Në dekretin e Atit të Shenjtë thuhet se, “shumë gra nuk kanë zgjedhje tjetër”.
Megjithatë, ky dekret nuk i ndryshon mësimet e Kishës Katolike për peshën e mëkatit të abortit, të cilin Kisha e quan “të keqe morale”. Ndryshimi i kësaj politike do të nisë të zbatohet gjatë Vitit të Shenjtë, i cili zgjat nga 8 dhjetori 2015 deri në 20 nëntor 2016.
Gjatë gushtit, Papa Françesku solli një tjetër ndryshim brenda Kishës Katolike, ndërsa propozoi se ajo duhet t’i pranojë njerëzit e divorcuar.