Ka qenë një ditë historike për Kongresin amerikan. Vizita e Papa Françsekut dhe fjalimi i tij, kanë shkundur sallën e Kongresit. Papa ka mbajtur një fjalë, ku ka ngritur lart vlerat e demokracisë dhe të lirive amerikane, por ka fshikulluar edhe plagët e rënda sociale të vendit më të fuqishëm të botës.
Bergoglio, sopas mediave të huaja, ka pasur fjalë therëse për dënimin me vdekje dhe armët me leje. Dy fenomene të cilat i bëjnë SHBA një rast të veçantë. “Çdo jetë është e shenjtë, çdo njeri është i paisur me një dinjitet që nuk mund të shbëhet”, ka thënë Papa, duke shtuar se kleri amerikan po bën thirrje për heqjen e dënimit me vdekje.
Fjalë me peshë ka pasur Françesku edhe për armët me leje, që vrasin dhjetra njerëz çdo vit. “Përse u shiten armë njerezve që planifikojnë t’u bëjnë keq të tjerëve? Përgjigja është: për para! Eshtë detyra e jonë që të përballemi me këtë problem, përballë kësaj heshtjeje të turpshme”, ka deklaruar Papa.










