Papa Françesku u nis sot nga aeroporti i Romës për një vizitë disaorëshe në Sarajevë kushtuar nxitjes së pajtimit në Bosnje-Hercegovinë, 20 vjet pas arritjes së marrëveshjeve të paqes që i dhanë fund konfliktit në vend.
Kjo është vizita e dytë e një pape në Sarajevë, pas asaj të vitit 1997 nga papa Gjon Pali II.
Kjo është vizita e tetë jashtë Italisë e papa Françeskut dhe e treta në Evropë, pas vizitave të Tij në Strasburg, në Parlamentin Evropian dhe në Shqipëri.