Papa Françesku i bëri sot thirrje komunitetit ndërkombëtar për të mos kursyer për asnjë arsye përpjekjet për zgjidhjen politike të krizës siriane duke kërkuar një solidaritet më gjithpërfshirës ndaj dhjetëra mijëra civilëve që po i largohen vatrave të konfliktit.
“Me shqetësim të thellë, unë jam pranë fatit tragjik të popullsisë civile e përfshirë në luftime të dhunshme në Siri, një vend i dashur por i detyruar të heqë dorë nga gjithçka për t’iu larguar krimeve të luftës”, u shpreh Papa gjatë lutjes.
“Besoj se me solidaritet dhe ndihmën e nevojshme do t’i përcjellin mbështetjen tonë për të siguruar mbijetesën dhe dinjitetin”, shtoi ai.
“I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar për të mos kursuar përpjekjet për të mbledhur në mënyrë urgjente palët në tryezën e bisedimeve”, vijoi ai.