Papa Françesku e ka quajtur tragjike vdekjen e George Floyd, duke shtuar se do të lutet për të si dhe të “gjithë të tjerët që kanë humbur jetën për shkak të racizmit”.
“Të dashur vëllezër dhe motra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me keqardhje them se jam dëshmitar i ngjarjes së fundit në kombin tuaj, pas vdekjes tragjike të George Floyd”, tha Francesku.
“Ne nuk duhet ta tolerojmë ose të ‘mbyllim sytë’ ndaj racizmit dhe përjashtimit në çfarëdo forme”, u shpreh Papa.
/e.rr