Nënë Tereza pritet të shenjtërohet në shtatorin e vitit të ardhshëm, kjo pasi Papa Françesku i ka njohur mrekullinë e dytë.
Lajmin e bëri të ditur gazeta “Avvenire”, një publikim i Konferencës së Peshkopëve Italianë.
Mrekullia lidhet me shërimin e pashpjegueshëm të një burri brazilian me një tumor të shumëfishtë në tru. Në fillim të këtij viti, Ati Elmiran Ferreira Santos iu ka thënë autoriteteve kishtare se një njeri është shëruar nga tumori në tru vetëm pas lutjeve të vazhdueshme të gruas së tij për ndërhyrjen e Nënë Terezës.
Tumori çuditërisht është zhdukur dhe personi i sëmurë është larguar nga kujdesi intensiv vetëm dy ditë më vonë. Mjekët besohet të jenë habitur nga shërimi i këtij personi, duke bërë që dy zyrtarë nga Vatikani të shkojnë dhe të interesohen me tepër për këtë rast.
Nënë Tereza u lumturua (hapi i parë drejt shenjtërimit) në vitin 2003 nga Papa Gjon Pali i Dytë.