• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Papa Françesku mesazh falenderimi nga spitali, “bekon” ata që i qëndruan pranë të sëmurëve

by E S
09/03/2025 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjendja shëndetësore e Papa Françeskut sa vjen dhe po përmirësohet. Ati i Shenjtë, ka ndarë një mesazh nga spitali në të cilin është shtruar, duke shprehur falenderime për stafin mjekësor si dhe të gjithë ata që treguan ndjeshmëri ndaj të sëmurëve duke iu gjendur pranë, teksa po vijon shërimin e tij nga pneumonia.

Pasi ka qëndruar për më shumë se tri javë në kujdes intensiv në spitalin Gemelli të Romës, Papa është duke iu përgjigjur mirë trajtimit.

“Po shfaq përmirësim të vazhdueshëm”, thonë doktorët e spitalit, teksa për të Shtunën e katërt me radhë, Papa Françesku nuk u paraqit në meshën e mesditës. Megjithatë, Vatikani e përcolli mesazhin e tij, ashtu siç do ta kishte dhënë vetë Papa nëse do paraqitej në një gjendje më të mirë shëndetësore.

“Motra dhe vëllezër, gjatë qëndrimit të zgjatur në hospitalizim, kam përjetuar një shërbim dhe kujdes të ngrohtë, në veçanti nga mjekët dhe punonjësit e shërbimit mjekësor të cilët i falenderoj nga thellësia e zemrës”, shkruhej në mesazhin e lëshuar nga spitali në Gemelli.

Më tej, Papa Françesku u shpreh se ai ka menduar për shumë njerëz që në mënyra nga më të ndryshmet u janë gjendur pranë të sëmurëve, duke i konsideruar me “bekim” si shenjë e pranisë së Zotit.

Ati i Shenjtë, i cili po përjeton një sëmundje kronike të mushkërive, ku në javën e fundit ka paraqitur dhe kriza në frymëmarrje, duket se i ka hedhur pas krahëve momentet e tij të vështira, duke shfaqur në gjendje më të qëndrueshme, pa ethe si dhe parametra pozitivë të oksigjenit në gjak.

Kjo ishte dhe hera e parë që Papa Françesku i është përgjigjur pozitivisht trajtimit për infeksionin e mushkërive, që prej ditës së parë kur u shtrua në spital më 14 Shkurt, e që vazhdon të ndjekë rikuperimin e tij.

Next Post
Listat e kandidatëve/ Rama mbyll takimet me 13 drejtuesit e qarqeve, të mërkurën mbledh Kryesinë e PS

Listat e kandidatëve/ Rama mbyll takimet me 13 drejtuesit e qarqeve, të mërkurën mbledh Kryesinë e PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fonde të hedhura dëm, nuk po sjell përfitime ekonomike”, Milano proteston kundër Lojërave Olimpike Dimërore 2026

“Fonde të hedhura dëm, nuk po sjell përfitime ekonomike”, Milano proteston kundër Lojërave Olimpike Dimërore 2026

February 7, 2026
“Vota juaj u shndërrua në treg të zi, procesi zgjedhor është farsë!”, akuzat e Berishës nga foltorja në Kamzë

“Vota juaj u shndërrua në treg të zi, procesi zgjedhor është farsë!”, akuzat e Berishës nga foltorja në Kamzë

February 7, 2026
Shpalosur Flamuri kombëtar 800 metra katrorë në Myzeqe

Flamuri jetim…

February 7, 2026
Bisedimet për paqe Ukrainë-Rusi, Zelensky: Macron kërkon dialog alternativ me Rusinë për t’i dhënë fund luftës

Bisedimet për paqe Ukrainë-Rusi, Zelensky: Macron kërkon dialog alternativ me Rusinë për t’i dhënë fund luftës

February 7, 2026
“Më jep 6.600 € ose do të merzis jetën”/ Kërcënoi e shantazhoi futbollisti, procedohet trajneri nga Kosova

“Më jep 6.600 € ose do të merzis jetën”/ Kërcënoi e shantazhoi futbollisti, procedohet trajneri nga Kosova

February 7, 2026
Pse fjalët e Ulsi Manjës prodhojnë përherë debat publik?

Pse fjalët e Ulsi Manjës prodhojnë përherë debat publik?

February 7, 2026
Familje e re për fëmijët pa kujdes/ Ligji i ri parashikon të krijohen familje kujdestare profesionale

Familje e re për fëmijët pa kujdes/ Ligji i ri parashikon të krijohen familje kujdestare profesionale

February 7, 2026
Berisha me demokratët në Kamëz: Prej 12 vitesh jeni diskriminuar nga pseudokryetari! Të rrëzojmë këtë qeveri

Berisha me demokratët në Kamëz: Prej 12 vitesh jeni diskriminuar nga pseudokryetari! Të rrëzojmë këtë qeveri

February 7, 2026
Tragjedi në Alpet Italiane, dy të vdekur dhe dy të plagosur rëndë nga ortekët në 24 orë

Tragjedi në Alpet Italiane, dy të vdekur dhe dy të plagosur rëndë nga ortekët në 24 orë

February 7, 2026
Ndalohen dy persona të dyshuar në lidhje me sulmin me armë ndaj gjeneralit rus në Moskë

Ndalohen dy persona të dyshuar në lidhje me sulmin me armë ndaj gjeneralit rus në Moskë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In