Papa Françesku i ka bërë thirrje forcave ushtarake që t’i ndalin bombardimet ndaj civilëve në qytetin sirian, Alepo, duke i paralajmëruar se do të përballen me gjykimin e Zotit për këtë gjë.
Duke folur sot para dhjetëra mijëra njerëzve në sheshin e St. Peters, Papa e quajti Alepon “ky qytet martir, ku çdokush po vdes – fëmijë, të moshuar, të sëmurët, të rinjtë,” transmeton Express.
Ai nuk përmendi emrat e atyre që po e bombardojnë Alepon, por grupet mbikëqyrëse thonë se qeveria siriane dhe përkrahësit e saj rusë i kanë rritur sulmet ajrore ndaj pjesëve që kontrollohen nga rebelët në veri të qytetit që nga përfundimi i armëpushimit javën e kaluar.
“Ky është një obligim i domosdoshëm dhe urgjent: i bëj thirrje ndërgjegjes së atyre që janë përgjegjës për bombardimet, të cilët një ditë do të duhet të japin llogari para zotit,” tha ai, citohet “Express”. (b.an)