Papa Francesko takon nënën e Ismail Lulit
Papa Francesku ka takuar gjatë ditës së djeshme, Deborah Lulin, nënën e Ismail Lulit, djaloshit 17-vjecar i vrarë rreth një muaj më parë në Sant’Angela in Vada në provincën e Pezaros nga dy shqiptarët Igli Meta e Marjo Mema.
Ka qenë vetë Papa Francesko i cili ka telefonuar nënën e Ismail Lulit duke e ftuar të marrë pjesë në meshën e së mërkurës, 26 gusht 2015, në Shën Pjetro në Vatikan me dëshirën për ta takuar personalisht.
Ka qënë një takim i prekshëm e një përqafim i gjatë mes nënës së Ismailit e Atit të Shenjtë.
Nuk dihet se çfarë kanë biseduar, por sigurisht dhimbja e zemërimi mbi këtë tragjedi që trondit të gjithë Italinë ka qënë pjesë e fjlaëve të thëna mes tyre.
Deborah Luli ka mbërritur në Vatikan e shoqëruar nga vajza e saj 4 vjecare e nga bashkëshorti i saj aktual.