• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Panuçi: Kemi një listë me lojtarë të rinj, të gjithë duhet të ndiejnë peshën e uniformës së kombëtares

by A R
07/09/2017 11:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trajneri i kombëtares Christian Panucci doli në një konferencë për mediat pas dy ndeshjeve zyrtare eleminatore të zhvilluara në krye të kombëtares shqiptare të futbollit dhe për të folur për të ardhmen e skuadrës kuqezi.

Ai tha se Shqipëria duhet të bazohet te kualitetet që ka dhe të kërkojë të reja po ashtu. Trajneri italian theksoi se nga sot, Shqipëria do të jetë hedhë në fushë lojtarët më cilësorë që ka në dispozicion.

“Ka dy skuadra më lart se të tjerat: Gjermania dhe Spanja. Të tjerat janë skuadra që mundohen të hedhin në fushë cilësi sepse për të punuar trajnerët nuk kanë shumë kohë. Unë dua të luaj futboll. Jam i bindur se me shumë mundësi është më mirë të luajmë me 3 në mesfushë. Kërkoj mesfushorë dhe sulmues me cilësi. Kemi një listë me lojtarë në Europë që do të shkoj t’i shikoj. Por, duke mos pasur kohë për të punuar, do të mundohem të hedh në fushë lojtarët më cilësorë. Kjo është ideja ime nga tani në vijim”, tha Panucci.

Trajneri bëri dhe një analizë të barazimit në Maqedoni.

“Në Maqedoni bëra një zgjedhje Lila-Kukeli sepse kisha frikë nga dëshira dhe vrulli i kundërshtarit, duke hequr dorë nga qarkullimi i topit. Por, nga ana tjetër vura 4 lojtarë përpara: Hyka, Roshi, Sadiku dhe Llullaku. Kisha frikë nga kundërsulmi i Maqedonisë po të humbnim topin. Tani që e njoh më mirë skuadrën, them se sa më shumë cilësi të hedhim në fushë, aq më mirë është. Nëse Sadiku do të shënonte golin e dytë, unë do të isha i zoti. Por, në fund rrezikuam ta humbisnim lojën. Ramë fizikisht dhe Maqedonia rriti ritmin”, u shpreh Panucci.

Në lidhje me dy sfidat e radhës, Panucci theksoi se Shqipëria do të japë maksimumin: “Do të shkojmë në Spanjë për të parë sa të mirë janë dhe për ta bërë kundërshtarin pak më të dobët. Nëse japim maksimumin, nuk kemi çfarë t’u themi lojtarëve. Nëse janë më të mirë, do i japim dorën dhe do të kthehemi në Tiranë, por përpara se t’ia japim dorën, do të përpiqemi. Edhe kundër Italisë do të mundohemi të bëjmë maksimumin për të marrë rezultat”.

Ai komentoi edhe përjashtimin e Cikalleshit, teksa theksoi edhe njëherë se rregullat duhen zbatuar me përpikmëri. Sipas tij, lojtarët duhet të vlerësojnë maksimalisht peshën e fanelës së kombëtares./a.m.

Next Post
Vrasja e të riut nga Mirdita në Belgjikë, dëshmitarja: Nikon e shikoja si djalin tim

Vrasja e të riut nga Mirdita në Belgjikë, dëshmitarja: Nikon e shikoja si djalin tim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shefja e politikës së jashtme e BE-së: Pres një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

Shefja e politikës së jashtme e BE-së: Pres një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

March 14, 2026
Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

March 14, 2026
Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale, refuzoni thirrjet që vijnë nga hakerat

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale, refuzoni thirrjet që vijnë nga hakerat

March 14, 2026
Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

March 14, 2026
Pas sulmeve amerikane, Irani paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe: Do të godasim portet

Pas sulmeve amerikane, Irani paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe: Do të godasim portet

March 14, 2026
Vijojnë tensionet në Rrjoll, banorët përplasen me policinë, disa të shoqëruar

Vijojnë tensionet në Rrjoll, banorët përplasen me policinë, disa të shoqëruar

March 14, 2026
Gjirokastra ka popullsinë më të moshuar në vend, por ja qytetet ku jetojnë të rinjtë

Më shumë të rinj të papunë, mospërputhje mes diplomave dhe tregut të punës

March 14, 2026
Kosova ofron leje 12-mujore qëndrimi për serbët, u njeh letërnjoftimet qytetarëve pa dokumente

Kosova ofron leje 12-mujore qëndrimi për serbët, u njeh letërnjoftimet qytetarëve pa dokumente

March 14, 2026
Përplasjet në rrethin e Trump për luftën ndaj Iranit: Vance kundër Hegseth

Përplasjet në rrethin e Trump për luftën ndaj Iranit: Vance kundër Hegseth

March 14, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja mes Shqipërisë U-21 dhe moshatarëve nga Japonia

Konflikti në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja mes Shqipërisë U-21 dhe moshatarëve nga Japonia

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In