Shqipëria do të luajë ndeshjen e radhës kundër Kosovës, ndeshje e vlefshme si miqësore.
Ky takim do të zhvillohet në datën 29 maj, ndërsa sot është bërë me dije lista e Kombëtares, shkruan newsport.al
Trajneri Christian Panucci ka befasuar duke lënë jashtë Armando Sadikun. Ndërkohë në Kombëtare janë rikthyer Armando Vajushi dhe Emir Lenjani.
Më poshtë gjeni listën e plotë të lojtarëve të grumbulluar:
Në portë: Berisha, Strakosha, Hoxha
Në mbrojtje: Hysaj, Lika, Gjimshiti, Ajeti, Veseli, Mavraj, Binaku dhe Memolla.
Në mesfushë: Ramadani, Qaka, Ndoj, Lilaj, Roshi, Lenjani, Vajushi, Gavazaj
Në sulm: Abazaj, Manaj, Balaj, Cikalleshi, Guri
/b.d