• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Panucci lë jashtë liste Xhakën e Kaçen për ndeshjet me Lihtenshtajnin dhe Maqedoninë

by Java News
23/08/2017 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak ditë nga zyrtarizimi i listës së Christian Panuccit për dy ndeshjet e tij të para në drejtimin e skuadrës kuqezi, atë me Lihtenshtajnin më 2 shtator dhe atë me Maqedoninë më 5 shtator, vjen një lajm i mirë për trajnerin italian.

Ivan Balliu, mbrojtësi i djathtë i Metzit në Francë merr pasaportën shqiptare dhe konfirmohet zyrtarisht si lojtari më i ri i përfaqësueses sonë. Ai është lindur në Spanjë nga prindër shqiptarë, është aktivizuar me skuadrat e moshave të Barcelonës, e gjithashtu edhe me kombëtaret spanjolle U16 dhe U19.

Një tjetër emër i ri i listës së Panuccit mund të jetë mbrojtësi i majtë i Hajdukut të Splitit, Hysen Memolla. Për të janë mediet kroate që e konfirmojnë grumbullimin e parë si kuqezi, duke u shndërruar në një tjetër mbrojtës të ri të grumbulluar.

Surpriza e listës së Panuccit nuk do të jetë vetëm ky lojtar i afruar, por mesa duket edhe largimi zyrtar i Taulant Xhakës. Incidenti i ndodhur pak kohë më parë, kur trajneri shkoi ta vëzhgonte dhe ta takonte në Zvicër, por futbollisti as i ktheu përgjigje e jo më ta takonte, ka sjellë vendimin përfundimtar edhe të trajnerit Panucci për të mos e grumbulluar Taulant Xhakën në kombëtare, por ndryshe nga De Biasi, mosmarrëveshjet mes mesfushorit të Bazelit dhe Panuccit fillojnë që në fillim.

Gjithashtu nuk do të jetë në këtë grumbullim të parë të Panuccit as mesfushori tjetër, Ergys Kaçe. I aktivizuar në javën e kaluar kur filloi kampionati  grek për rreth 57 minuta, Kaçe mesa duket nuk do të jetë të paktën për momentin i preferuari i trajnerit të ri italian.

Panucci, veç atyre që nuk i ka zgjedhur me dëshirë, do të ketë edhe mungesa të rëndësishme që nuk lidhen me preferencat. Një e tillë është mungesa e lojtarit që shënoi golin e fitores ndaj Maqedonisë në Shkodër, Bekim Balaj.

Për sulmuesin shkodran, që aktivizohet në kampionatin rus, ka një dëmtim në gju dhe kjo është arsyeja që është lënë jashtë skuadrës në ndeshjen e fundit të kampionatit me Akhmat Groznin. Ky dëmtim e ka detyruar Panuccin të kërkojë alternativa të tjera për këto dy ndeshje me Lihtenshtajnin dhe Maqedoninë në repartin e sulmit, ku gjithsesi nuk do të mungojnë Sokol Cikalleshi dhe Armando Sadiku. TCH

ma.me

Next Post
VIDEO/ Grushte mes të rinjve, polici shijon ‘spektaklin’…

VIDEO/ Grushte mes të rinjve, polici shijon 'spektaklin'...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zgjedhja e Mojtaba Khamenei pasqyron vullnetin e popullit”, Presidenti i Iranit përgëzon liderin e ri suprem

“Zgjedhja e Mojtaba Khamenei pasqyron vullnetin e popullit”, Presidenti i Iranit përgëzon liderin e ri suprem

March 9, 2026
Krijimi i ekipeve të përbashkëta hetimore/ Prokuroritë speciale të Kosovës dhe të Shqipërisë nënshkruajnë marrëveshjen

Krijimi i ekipeve të përbashkëta hetimore/ Prokuroritë speciale të Kosovës dhe të Shqipërisë nënshkruajnë marrëveshjen

March 9, 2026
Vendet e G7 nuk lirojnë rezervat strategjike të naftës, Putin: Jam gati të furnizoj me gaz Evropën

Vendet e G7 nuk lirojnë rezervat strategjike të naftës, Putin: Jam gati të furnizoj me gaz Evropën

March 9, 2026
Plagoset me armë një shtetas turk në Tiranë, dërgohet menjëherë në spital

Plagoset me armë një shtetas turk në Tiranë, dërgohet menjëherë në spital

March 9, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Leja për arrest, një akt penal apo politik?

March 9, 2026
Zbatimi i programit IPARD III/ Salla në Bruksel: Progres në përthithjen e fondeve të BE-së për bujqësinë dhe zhvillimin rural

Zbatimi i programit IPARD III/ Salla në Bruksel: Progres në përthithjen e fondeve të BE-së për bujqësinë dhe zhvillimin rural

March 9, 2026
Faturat e papaguara të energjisë, FSHU miraton skemat e reja për shlyerjen e debisë me këste! Ja kategoritë që përfitojnë

Faturat e papaguara të energjisë, FSHU miraton skemat e reja për shlyerjen e debisë me këste! Ja kategoritë që përfitojnë

March 9, 2026
Analiza e REL/ Kosova në dilemë institucionale: Kuvendi i shpërndarë, Qeveria në detyrë?

Analiza e REL/ Kosova në dilemë institucionale: Kuvendi i shpërndarë, Qeveria në detyrë?

March 9, 2026
Karburantet/ Vendimi i ri i Bordit: Ulet çmimi i naftës, ja me sa do të shitet benzina e gazi

Nafta arrin çmime rekord nga përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, por G7 nuk liron rezervat strategjike

March 9, 2026
Skema e prostitucionit me vajza të huaja në Shqipëri, AFP: U premtohet punë, por përfundojnë në burg

Skema e prostitucionit me vajza të huaja në Shqipëri, AFP: U premtohet punë, por përfundojnë në burg

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In