• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Panucci: E vështirë ndaj Izraelit, do tentojmë ta ndalim!

by A R
14/10/2018 15:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria do të diskutojë të dielën takimin e tretë të vlefshëm për grupin 1 të Ligës C në kompeticionin më të ri, atë të Ligës së Kombeve, ku do të përballet në transfertë ndaj Izraelit. Pikërisht në vigjilje të sfidës, trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, ka dalë këtë të shtunë përballë medieve në konferencën e fundit, i shoqëruar nga kapiteni kuqezi, Mërgim Mavraj. Një grup shumë i ekuilibruar, me të tre ekipet në të njëjtën kuotë pikësh, 3 në dy ndeshje, por me Shqipërinë që renditet në vend të tretë, për shkak të golavarazhit më negativ. Ndryshe nga intervistat dhe konferencat e fundit të italianit, këtë herë ai ka ditur të administrojë me profesionalizëm tensionin, madje duke shtuar edhe nota humori në fund të fjalës së tij.

“Jam optimist sepse kam parë ekipin duke u stërvitur këtë javë dhe ka qenë një nga javët më të mira. Morali është shumë i lartë dhe përgatitjet kanë shkuar mirë. Unë e mbështes punën tek ekipi ynë dhe jo tek lodhja e kundërshtarit. Bazuar në atë që kam parë në ndeshjen e Izraelit ndaj Skocisë, kam përzgjedhur formacionin tonë dhe kam të qartë idenë se si do të luajmë. Në fushë do të jenë edhe disa nga futbollistët që luajtën në miqësore. Gjithsesi, formacionin zyrtar do ta zbulojmë plotësisht nesër në fushë”, u shpreh tekniku Panucci në konferencën e fundit për mediat të dhënë para sfidës ndaj Izraelit.

“Ajo që pashë në ndeshjen Skoci-Izrael ishte një sfidë shumë e fortë. U duk sikur Izraeli ishte Skocia kundër nesh. Kundërshtari ka një ekip të mirë dhe do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Ne do të provojmë të japim më të mirën tonë dhe të marrim maksimumin. Është një ndeshje e vështirë. Ne e dimë se kemi një kundërshtar të fortë përpara. Kanë shumë kualitet dhe cilësi në përbërje. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por do tentojmë që t’i ndalojmë. Do të tentojmë që të përsërisim suksesin që realizuam në vizitën e fundit të Shqipërisë në Izrael”, vijoi trajneri i Shqipërisë, Panucci, që në lidhje me Balliun deklaroi: “Klubi nuk e ka lejuar dhe kjo nuk është shumë profesionale nga ana e klubit. Është potencial për t’u thirrur nga Kombëtarja”.

Një konferencë e teknikut të kuqezinjve, që është mbyllur me nota humori, teksa deklaroi: “Nesër do mësoni gjithçka. E vendos kapiteni skemën (qesh)”.

/b.d

Next Post
Trupëroja i Elvanës në kërkim! Familjarët thyejnë heshtjen: Nuk arrijmë ta…

Trupëroja i Elvanës në kërkim! Familjarët thyejnë heshtjen: Nuk arrijmë ta...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

Salianji kandidon përballë Berishës, avokati: Penalizohet nga dënimi penal. Me Bardhin gjasat janë që të ndryshohet statuti

March 20, 2026
A do të kthehet Osmani në LDK? Abdixhiku zbulon projektin: Do jetë alternativë serioze

A do të kthehet Osmani në LDK? Abdixhiku zbulon projektin: Do jetë alternativë serioze

March 20, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Lufta me Rusinë-Zelensky: Ukraina përfaqësohet vetëm nga një delegacion politik në bisedimet në SHBA

March 20, 2026
Lufta e Tretë e Gjirit: I njëjti gabim, me pasoja shumë më të mëdha

Lufta e Tretë e Gjirit: I njëjti gabim, me pasoja shumë më të mëdha

March 20, 2026
Vritet zëdhënësi i Pasdaranëve, Lindja e Mesme mes breshërisë së raketave, Netanjahu: Shkatërruam Iranin

Vritet zëdhënësi i Pasdaranëve, Lindja e Mesme mes breshërisë së raketave, Netanjahu: Shkatërruam Iranin

March 20, 2026
Operacion antidrogë në Itali, përgjimet çmontojnë organizatën shqiptare! Përfundojnë në pranga dy persona

Operacion antidrogë në Itali, përgjimet çmontojnë organizatën shqiptare! Përfundojnë në pranga dy persona

March 20, 2026
Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

March 20, 2026
“Pas 12 vitesh, qeveria pranon se taksat rrisin çmimin e karburanteve”, Tabaku: Mazhoranca ka përfituar nga rritja e çmimeve dhe nuk ka mbrojtur qytetarët

“Pas 12 vitesh, qeveria pranon se taksat rrisin çmimin e karburanteve”, Tabaku: Mazhoranca ka përfituar nga rritja e çmimeve dhe nuk ka mbrojtur qytetarët

March 20, 2026
SHBA dërgon aeroplanmbajtëse dhe 2.500 marinsa në Lindjen e Mesme

SHBA dërgon aeroplanmbajtëse dhe 2.500 marinsa në Lindjen e Mesme

March 20, 2026
“Askush nuk do të jetë udhëheqës në Iran”, Trump: Ne duam të flasim me ta, por nuk kemi me kë!

“Askush nuk do të jetë udhëheqës në Iran”, Trump: Ne duam të flasim me ta, por nuk kemi me kë!

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In