Momente paniku në Vlorë ku gjatë orëve të mbrëmjes janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri në zonën e “Skelës”, pranë Universitetit “Ismail Qemali”.
Qytetarët të alarmuar kanë njoftuar policinë e cila ka shkuar drejt vendngjarjes. fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar nga ngjarja.
Policia rrethuar zonën ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja arme zjarri tip pistoletë.
Policia ka identifikuar personin që ka qëlluar me armë, një shtetas me inicialet L.P. 50-vjeç, dhe po punon për prangosjen e tij.
Paraprakisht raportohet se autori i krimit ka hapur zjarr drejt pronarit të një dyqani ushqimor aty pranë, të cilin e ka thirrur para se të qëllonte.
Të shtënat janë dëgjuar në një zonë mjaft të frekuentuar në qytetin bregdetar që në këtë periudhë vere ka mjaft të zhvilluar edhe jetën e natës./a.m.










