Policia italiane ka evakuuar terminalin qëndror të kryeqytetit, Romës, pas sinjalizimeve se një person i armatosur qarkullonte mes udhëtarëve të shumtë.
Forca të shumta policie rrethuan hapësirën dhe nisën kontrollet për evidentimin dhe ndalimin e personit të armatosur.
Sipas dëshmive, personi në fjalë ishte veshur me rroba të errëta dhe mbante në kokë një kapelë.
Autoritetet nuk kanë të dhëna për ndonjë sulm të mundshëm terrorist, por vigjilenca është rritur ndjeshëm.
Pas panikut, në stacion u rikthye normaliteti. Nga kontrollet e detajuara, policia nuk gjeti asnjë gjurmë të shtetasit të raportuar. Gjithsesi vijojnë hetimet nga ana e autoriteteve italiane.









