Një helikopter u rrëzua të hënën në një ndërtesë në lagjen Menhatën të Nju Jorkut, konfirmuan autoritetet e qytetit.
Ndërtesa është evakuuar, ndërsa qindra zjarrfikës janë në vendin e ngjarjes.
Shkalla e dëmit është e paqartë, por guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, tha se flakët e shkaktuara në ndërtesën 54-katëshe, duket se janë vënë nën kontroll.
Cuomo tha se raportet paraprake tregojnë se helikopteri bëri ulje të detyrueshme.
“Njerëzit që ishin në ndërtesë thanë se ndërtesa është dridhur”, tha Cuomo.
Incidenti ndodhi rreth orës 14:00, sipas kohës lokale, në një mot me shi.
/a.r