Televizioni italian ‘Rai’ ka njoftuar se një punonjës ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit. Bëhet fjalë për një gazetar, i cili ishte dërguar në zonën e prekur gjatë dhjetë ditëve të fundit.
Gazetari rezultoi pozitiv ndaj virusit me tamponin e parë dhe tashmë ndodhet i shtruar në spitalin “Spallanzani” të Romës.
Kjo ka bërë që prej dy ditësh “Rai” ti nënshtrojë punonjësit ndaj kontrolleve shëndetësore.
Sakaq gazetari tashmë po pret përgjigjen e analizës së tamponit të dytë, ndërkohë që thuhet se gjendja e tij shëdetësore paraqitet e mirë.
/a.r