Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në afërsi të stacionit të trenit.
Në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb” duket se mjeti i përfshirë nga flakët ndodhej shumë pranë banesave, duke u kthyer në rrezik për njerëzit që banojnë aty, por edhe për pushuesit.
Ngjarja ka ndodhur në një kohë kur edhe prania e qytetarëve në rrugë është e lartë.
Nuk ka persona të lënduar nga flakët e zjarrit që përshinë makinën, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse.
Me neutralizimin e flakëve të zjarrit, policia nisi hetimin për shkaqet dhe rrethanat e zjarrit.
a.ç