Një 50-vjeçar ka hipur në tarracën e një pallati 5 katësh në lagjen “8 Nëntori” dhe kërcënon se do të hidhet. Personi është i vetëm dhe prej 3 vjetësh jetonte me qira në pallatin nga ku kërcenon të hidhet.
Prej 5 muajsh atij i ka mbaruar kontrata dhe bashkia i ka gjetur një banese me qira, të cilën e paguan bashkia. Ai nuk del nga banesa ku ka jetuar sepse pretendon që është e tij
50 vjeçari quhet Adrian Dardha dhe dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor. Forca të shumta policie dhe zjarrfikëseje janë në zonë.
g.kosovari