Godina e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ishte e para që u bë pjesë e projektit pilot për efiçencën e energjisë ku u instaluan panelet diellore. Nga tarraca e këtij institucioni ministrja Belinda Balluku u shpreh se këto investime janë të domosdoshme për kursimin e energjisë elektrike si për institucionet edhe për abonentët familjarë.
Panelet diellore për ngrohjen e ujit, të subvencionuara në masën 70% nga qeveria, treguan qartë efektet tek reduktimi i faturës, këtë e konfirmojnë edhe vetë qytetarët.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bën të ditur se së shpejti do të rihapen aplikimet për paketën e dytë të 2000 paneleve diellore për ngrohjen e ujit, që subvencionohen në masën 70% nga qeveria.
/f.s











