• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pandemia/ Trazira në Europë, mijëra protestues kundërshtojnë masat anti-COVID

by
21/11/2021 09:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Protestat kundër masave anti-COVID kanë shpërthyer në Evropë, ku mbrëmjen e djeshme në Holandë protestuesit janë përplasur me forcat e policisë. Ata hodhën fishekzjarrë dhe dogjën biçikleta në Hagë.

Zyrtarët kanë shpallur një urdhër emergjence në qytet, ndërsa të paktën 7 protestues janë arrestuar. Ndërkohë, 3 të tjerë janë plagosur dhe po marrin ndihmë mjekësore ne spitale. Nga këto përplasje me turmën kanë mbetur të plagosur edhe 5 efektivë policie

Këto trazira vijnë pasi dy ditë më parë protestat në Roterdam u bën të dhunshme, ku protestuesit u përplasën me policët dhe këta të fundit hapën zjarr ndaj tyre. Holanda vendosi një bllokim të pjesshëm tre-javor të shtunën e kaluar pasi regjistroi një rritje rekord të rasteve me COVID. Baret dhe restorantet duhet të mbyllen në orën 20:00 dhe tifozët janë të ndaluar në stadiume.

Mijëra demonstrues dolën gjithashtu në rrugë në Austri, Kroaci dhe Itali për të kundndërshtuar masat anti-COVID të vendosura nga autoritetet për të parandaluar përhapjen e virusit.

Në Vjenë protestuesit nuk janë dakord me masat e reja të ndërmarra nga qeveria se të pavaksinuarit duhet të izolohen në shtëpi, ndërsa nga dita e hënë do vendoset një bllokim kombëtar për 20 ditë, ku të gjitha dyqanet do mbyllen përveç atyre esencialeve, ndërsa punonjësit do punojnë nga shtëpia kur është e mundur. Fakti që nga 1 shkurti 2022 Austria do të kërkojë me ligj vaksinimin e të gjithë popullatës, duke u bërë vendi i parë në Europë që e merr një masë të tillë, ka shkaktuar shumë zemërim tek qytetarët.

Në Kroaci , mijëra njerëz marshuan në kryeqytetin Zagreb për të treguar kundërshtuar vaksinimin e detyrueshëm për punonjësit e sektorit publik, ndërsa në Itali , disa mijëra protestues u mblodhën në terrenin antik të garave me karroca ‘Circus Maximus’ për të kundërshtuar certifikatat “Green Pass” që kërkohen në vendet e punës dhe në transportin publik. Trazira ka pasur edhe në Francë, ku protestuesit plaçkitën dhjetëra dyqane kundër certifikatës COVID.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shprehur shqetësim për rritjen e rasteve COVID, ku drejtori i saj rajonal Hans Kluge tha për BBC-në se nëse masat nuk forcohen në të gjithë Evropën, gjysmë milionë vdekjesh të tjera mund të regjistrohen deri në pranverën e ardhshme.

“Covid-19 është bërë edhe një herë shkaku i rritjes së numrit të vdekjeve në rajonin tonë. Ne e dimë se çfarë duhet bërë për të luftuar virusin, si vaksinimi, mbajtja e maskave dhe përdorimi i certifikatave COVID”, tha Kluge.

Shumë qeveri në të gjithë Europën po sjellin kufizime të reja në një përpjekje për të kufizuar infeksionet në rritje.

/b.h

Next Post
Tragjedia/ Nëna e sëmurë jeton prej disa ditësh me vajzën e vdekur në shtëpi. Telefonata që vuri në lëvizje policinë

Burri e dhunoi fizikisht, gruaja tenton të vetëvritet me thikë në Maliq, policia arreston 34 vjeçarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

January 24, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

January 24, 2026

Pse Berisha përsërit se nuk pret të vijë në pushtet nga SHBA

January 24, 2026
Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

January 24, 2026
Bidonë me ujë dhe çadra drejt policisë, protestuesit sulmojnë efektivët. Tentojnë të futen brenda Kuvendit

Bidonë me ujë dhe çadra drejt policisë, protestuesit sulmojnë efektivët. Tentojnë të futen brenda Kuvendit

January 24, 2026
Sali Berisha shkon në seli, Shkëlzeni i bashkohet protestës së PD, ‘mbrohet’ nga gazi lotsjellës

Sali Berisha shkon në seli, Shkëlzeni i bashkohet protestës së PD, ‘mbrohet’ nga gazi lotsjellës

January 24, 2026
“Revoltë dhe zemërim politik sipas dinamikës…”/ Zbulohet mesazhi i Luçiano Boçit para protestës (FOTO)

“Revoltë dhe zemërim politik sipas dinamikës…”/ Zbulohet mesazhi i Luçiano Boçit para protestës (FOTO)

January 24, 2026
Militantët e Berishës shtyhen me policinë para Kuvendit, shpërndahen nga gazi lotsjellës

Militantët e Berishës shtyhen me policinë para Kuvendit, shpërndahen nga gazi lotsjellës

January 24, 2026
Protesta e opozitës, Policia: Disa efektivë të lënduar nga hedhja e molotovëve dhe fishekzjarrëve drejt Kryeministrisë

Protesta e opozitës, Policia: Disa efektivë të lënduar nga hedhja e molotovëve dhe fishekzjarrëve drejt Kryeministrisë

January 24, 2026
VIDEO/ Protestuesit ndryshojnë skenar, policët vrapojnë për të mbrojtur Kuvendin nga militantët e Berishës

VIDEO/ Protestuesit ndryshojnë skenar, policët vrapojnë për të mbrojtur Kuvendin nga militantët e Berishës

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In