• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Pandemia shënoi rritje”/ Rikthimi në normalitet, çon vetëpunësimin në nivelin më të ulët që nga viti 2015

by Java News
17/01/2022 07:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kategoria e të vetëpunësuarve, më e madhja në totalin e punësimit, shënoi në 3-mujorin e tretë 2021 nivelin më të ulët që nga njëjta periudhë e vitit 2015.

Të dhënat zyrtare të INSTAT që u gjeneruan nga Anketa e Forcave të Punës tregojnë se të vetëpunësuarit zunë 31.4% të totalit të të punësuarve në korrik -shtator 2021, pas një rimëkëmbje të fortë që pati kjo kategori në tremujorin e katërt të vitit 2020.

Përgjatë vitit pandemik vetepunësimi shënoi rritje pas karantinës për arsye se shumë biznese nga tkurrja e aktivitetit pushuan nga puna një pjesë të punonjësve. Të shtrënguar për të nxjerrë të ardhura një pjesë e personave që humbën punën çelën aktivitete të vogla në tregtinë me pakicë ose shërbime. Prej këtyre zhvillimeve vetëpunësimi u rrit në tremujorin e tretë në 35 % të totalit të punësimit në tremujorin e fundit të vitit 2020 nga 33.3 % që ishte gjatë pandemisë.

Por me rikthimin e ekonomisë në normalitet sidomos sektorit të turizmit dhe transportit, pesha e vetëpunësimit në përqindje të totalit te të punësuarve shënoi rënie të dukshme gjatë vitit 2021 duke arritur në 31 % në tremujorin e tretë, niveli më i ulët që nga viti 2015.

Vetëpunësimi u rrit në raport me totalin e të punësuarve pas aksionit kundër informalitetit gjatë vitit 2016. Aksioni i cili shtrëngoi masat për bizneset e vogla sidomos në njësitë e shërbimeve si rrobaqepësi, parukeri, ushqimore në lagje ndikoi në rritjen e të vetëpunësurave.

Të dhëna të detajuara tregojnë se përqindja me e madhe e të vetëpunësuarve është me arsim 8-9 vjeçar. INSTAT raporton se 40 për qind të punësuarve me arsim të ulët janë vetëpunësim.

Edhe në personat me arsim të mesëm 32 % e tyre janë të vetëpunësuar, ndërsa në personat e punësuar me arsim të lartë vetëm 12% janë të vetëpunësuar.

Sektori i vetëpunësimit po konkurrohet nga qendrat tregtare dhe supermaketet dhe njësi të tjera të specializuara për ofrimin e mallrave dhe shërbimeve. Gjithashtu planet e qeverisë për rritjen e pagës minimale në sektorin privat rrisin interesin për të kaluar nga vetëpunësimi në punësim në sektorin privat. Qeveria shqiptare kanë në plan të rrisë pagën minimale deri në vitin 2024 rreth nivelit 40 mijë lekë nga 3 mijë lekë që është aktualisht.

Të dhënat e fundit nga Eurostat bëjnë të ditur se Shqipëria ka përqindjen më të lartë të vetëpunësimit në Europë dhe mese dyfish në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian prej 13.3% në fund të 2020-s.

Në vend të dytë në Europë është Greqia, me 28.4% të totalit të punonjësve që janë të vetëpunësuar, e ndjekur nga Italia me 20.1% dhe Turqia me 19.3%.

Nga rajoni, përqindja më e lartë e vetëpunësimit është në Serbi, me 19.2% dhe më pas Mali i Zi me 17.2%. Më e ulëta është në Maqedoninë e Veriut me 17.2% (të dhënat për Kosovën dhe Bosnjë Hercegovinën mungojnë)./monitor

g.kosovari

Next Post
Zjarr në Astir/ Dy persona hidhen nga ballkoni për t’u shpëtuar flakëve, gruaja vdes në spital

Korçë/ Banesa përfshihet nga flakët, një vajzë pëson djegie në trup

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

January 31, 2026
Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

January 31, 2026

Pse Berishës i kujtohen armiqtë e tij sa herë ngelet vetëm?

January 31, 2026
Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

January 31, 2026
Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

January 31, 2026
VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

January 31, 2026
Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

January 31, 2026
Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

January 31, 2026
“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

January 31, 2026
U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In