Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka pranuar propozimet e paraqitura nga Unioni i Pavarur i Gazetarëve dhe Punëtorëve të Medias (SSNM) për të ndihmuar gazetarët dhe mediat, të cilët po përballen me kushtet e vështira te shkaktuar nga pandemia Covid-19.
Mësohet se një paketë ndihme speciale për të mbrojtur pagat e gazetarëve dhe për të mbështetur mediat do të prezantohet falë përpjekjeve të sindikatës që përfaqësojnë punonjësit e mediave në vend.
E zbatueshme në qershor, korrik dhe gusht, plani do të sigurojë edhe subvencione për të gjithë punëdhënësit e mediave që kanë larguar në mënyrë të paligjshme punonjësit e tyre gjatë krizës, përfshirë edhe ata që ulën pagat e punonjësve.
Organizatat mediatike do të marrin mbështetje financiare nga shteti për licencat dhe shpenzimet e transmetimit në bazë të kërkesave nga SSNM dhe nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM).
SSNM deklaroi që qëllimi kryesor i kësaj pakete është të mbështesë punëtorët e mediave dhe jo punëdhënësit.
/a.r











