• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pandemia/ Pfizer: Rezultate premtuese të pilulës kundër koronavirusit!

by
14/12/2021 15:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kompania farmaceutike Pfizer tha se pilula eksperimentale që ka zhvilluar kundër COVID-19, duket se është efektive ndaj variantit të ri, Omicron. Kompania tha se rezultatet e plota të studimit të pilulës kanë dhënë rezultatet e para premtuese kundër koronavirusit.

Kompania tha se sipas studimit, ku kanë marrë pjesë 2,250 persona, pilula ka zvogëluar edhe hospitalizimet dhe vdekjet për rreth 89 për qind në mesin e personave me rrezik të lartë të popullsisë së rritur, pasi ata kishin marrë pilulën pak kohë pasi kishin pasur simptomat e para të sëmundjes COVID-19.

Ndërkaq, testet e ndara laboratorike kanë treguar se pilula ruan fuqinë e saj ndaj variantit Omicron, tha kompania. Pfizer ka testuar ilaçin antiviral duke përdorur proteina kyçe që Omicroni përdor për t’u riprodhuar.

Në Shtetet e Bashkuara, Administrata për Ushqim dhe Ilaçe pritet që së shpejti të marrë vendim për autorizim ose jo të përdorimit të pilulës së prodhuar nga Pfizer, apo të asaj të prodhuar nga Merck. Nëse njëra nga këto dy pilula marrin miratimin, atëherë amerikanët e infektuar me koronavirus, do të mund ta blejnë atë në farmaci dhe të mjekohen në shtëpi.

Muajin e kaluar, kompania Merck tha se pilula që ka zhvilluar, zvogëlonte numrin e hospitalizimeve dhe vdekjeve deri në 30 për qind te personat në moshë madhore, që bëjnë pjesë në kategorinë me rrezik të lartë.

Të dy kompanitë fillimisht kishin bërë studime të pilulave të tyre te personat në moshë madhore, por që ishin të pavaksinuar, pasi kjo kategori konsiderohet se është në rrezik më të lartë nga COVID-19.

Ndërkaq, studimi i pilulës së Pfizerit te të rriturit që nuk janë në rrezik të lartë, përfshirë edhe personat e vaksinuar, tha se pilula dështoi të arrinte qëllimin kryesor të studimit: të krijonte lehtësim nga COVID-19 pas katër ditësh trajtimi me pilulën.

Po ashtu, te personat me rrezik më të ulët, pilula zvogëloi mundësinë e hospitalizimeve për 70 për qind. Pfizer tha se më pak se 1 për qind e pacientëve që morën pilulën u hospitalizuan, krahasuar me 2.4 për qind e pacientëve që iu dha një substancë pa efekt terapeutik./REL/

/b.h

Next Post
Omicron ka ardhur në Shqipëri?

Omicron ka ardhur në Shqipëri?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In