• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pandemia/ Përhapja e variantit Delta, Europa vendos kufizime të reja për udhëtimet

by
28/06/2021 14:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Portugalia, Spanja dhe Gjermania kanë vendosur kufizime të reja për udhëtimet në një përpjekje për të kufizuar përhapjen e variantit Delta, i cili u zbulua për herë të parë në Indi.

Nga e hëna, britanikët e pavaksinuar që udhëtojnë në Portugali do të karantinohen për dy javë. Sipas rregullave të reja, gjithashtu kushdo që udhëton në Portugali duhet të jetë  i vaksinuar ose të izolohet.

Masa vjen pasi Kancelarja gjermane Angela Merkel kritikoi Portugalinë javën e kaluar për hapjen e kufijve për britanikët midis mesit të majit dhe fillimit të qershorit, ndërsa varianti Delta po qarkullonte në Mbretërinë e Bashkuar.

Portugalia u bë vendi i parë i Bashkimit Europian që njoftoi se varianti Delta  ishte tashmë dominues në vend. Spanja gjithashtu ka vendosur kufizime të reja për udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar. Duke filluar nga e ënjta, njerëzit që vijnë nga Britania duhet të jenë të vaksinuar plotësisht kundër COVID-19 ose të kenë një test negativ PCR.

Gjermania kufizon hyrjen e udhëtarëve nga Portugalia dhe  Rusia

Gjermania  njoftoi se do të kufizonte hyrjen e udhëtarëve nga Portugalia dhe Rusia, pasi Instituti Robert Koch i klasifikoi të dy vendet si “zona të rrezikshme”. Vetëm shtetasit gjermanë do të lejohen të hyjnë përsëri në vend me kusht që të karantinohen 14 ditë,  madje edhe për ata që janë plotësisht të vaksinuar.

Masa do të hyjë në fuqi të martën. Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn tha të shtunën se Gjermania duhet të përshpejtojë fushatën e vaksinimit ndërsa varianti Delta po përhapet në të gjithë Europën.

Pjesa tjetër e Europës

Javën e kaluar Franca shtoi Rusinë në “listën e saj të kuqe” për shkak të shqetësimeve në lidhje me rritjen e rasteve të koronavirusit. Javën e kaluar, agjencia e BE-së për kontrollin e sëmundjeve paralajmëroi se varianti Delta mund të përbëjë 90% të rasteve të reja në Europë deri në fund të gushtit.

Varianti tani është përhapur në të paktën 85 vende të botës dhe besohet se është  40-60% më ngjitës  se varianti Alpha, i identifikuar për herë të parë në Britani. Pavarësisht shqetësimeve për variantin Delta, të dhënat epidemiologjike  kanë treguar përmirësime në pjesën më të madhe të Europës javët e fundit.

Disa vende kanë hequr kufizimet. Spanja të shtunën hoqi masën për të mbajtur maskën në ambientet e jashtme. Po ashtu duke filluar që sot, italianët nuk do të mbajnë më maska në ambientet e jashtme.

/b.h

Next Post
Burri harroi që ishte i martuar dhe ra sërish në dashuri me gruan e tij

Burri harroi që ishte i martuar dhe ra sërish në dashuri me gruan e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

April 6, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

“O bastardë, hapeni Hormuzin”. Demokratët: Donald Trump ka nevojë për ndihmë

April 6, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Java me mot të qëndrueshëm, temperaturat maksimale ngjiten deri në 21 gradë

April 6, 2026
Shpërthimi në Shkodër – Kush ishte viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar më parë për vrasje! Pistat që po hetohen…

Shpërthim në Memaliaj, autorët djegin makinën dhe ikin në këmbë

April 6, 2026

Veliaj fiton gjyqin ndaj italianit që shpifi për inceneratorët. Avokatët e kryebashkiakut e shpëtojnë nga dënimi

April 6, 2026
Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

April 6, 2026
Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

April 6, 2026
Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

April 6, 2026
Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

April 6, 2026
Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In