• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pandemia në vend/ Basha vazhdon me videomesazhe: Situata po përkeqësohet, Qeveria përgjegjëse

by Java News
07/11/2020 14:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i PD Lulzim Basha, ka dalë sot me një videomesazh për situatën e pandemisë nga COVID-19 në vend, e cila tha se po përkeqësohet dita ditës.

Sipas kreut të opozitës, qeveria “ka dështuar të menaxhojë situatën. Sot, shqiptarët janë më të kërcënuar dhe më të varfër se çdo qytetar tjetër në rajon”.

Basha i ka bërë thirrje qytetarëve “të tregoni maksimumin e vëmendjes dhe kujdesit për të mbrotjur veten, fëmijët, prindërit dhe familjen!”.

MESAZHI

Është e qartë tashmë se vala e dytë e pandemisë ka goditur Shqipërinë dhe gjendja po përkeqësohet dita-ditës.

Numri i atyre që kanë humbur jetën nga virusi, i të shtruarve në spital dhe i të infektuarve me COVID po rritet në mënyrë tragjike.

Ju shpreh ngushëllimet e mia të gjithë familjeve që kanë humbur njerëzit e tyre në betejën me coronavirusin. Nuk ka gje me te dhimbshme se pamundësia per tu ardhur ne ndihme familjareve dhe te afermeve të sëmurë.

Shqipëria ka nevojë për lidership, por për fat të keq, kjo mungon. Vendi gjendet në krize shëndetësore dhe ekonomike, pa asnjë masë dhe plan për menaxhimin e saj.

Spitalet janë të mbipopulluara, urgjencat janë përplot me qytetarë që presin ndihmë. Mjekët janë të mbingarkuar, të pambrojtur, pa mjetet e nevojshme për të luftuar sëmundjen dhe disa prej tyre e kanë paguar me jetë.

Mirënjohje, respekt dhe solidaritet me mjeket, infermierët dhe të gjithë personelin shëndetësor qe sot po bëjnë të pamundurën për tu ardhur ne ndihme qytetareve, pa mbështetje dhe në kushte shumë të vështira.

Vendi ka nevojë për lidership ekonomik! Kjo qeveri ka dështuar të menaxhojë situatën. Sot, shqiptarët janë më të kërcënuar dhe më të varfër se çdo qytetar tjetër në rajon.

Pamundësia ekonomike e ka bërë edhe me te veshtirë përballimin e krizës shëndetësore. Shumica e qytetarëve nuk përballojnë dot kostot e larta të medikamenteve që përdoren për të trajtuar koronavirusin. Kjo është e papranueshme!

Si lideri i opozitës, në këtë situatë shumë të vështirë, me përgjegjësi te plote kam ofruar alternativa, kam ofruar zgjidhje. I kam kërkuar kryeministrit të përgjigjet me seriozitetin që i kërkon detyra dhe situata. E vetmja përgjigje është se “fajin e kane qytetarët.

Faji nuk është i qytetarëve se ka mungesa të mjekeve, laboratorëve, testimeve, e kapaciteteve spitalore.

Nuk është faji i qytetarëve për çmimet me të larta në rajon të barnave për trajtimin e sëmundjes, rritja e papunësisë dhe pamundësisë ekonomike.

Ne, kemi mbështetur që nga fillimi çdo hap në mbrojtje të shëndetit të njerëzve dhe kemi ofruar zgjidhje. Por ne bëjmë përgjegjëse qeverinë për mungesën e lidershipit dhe të veprimit nga ana e saj.

Asgjë nuk ka më rëndësi sot se jeta dhe shëndeti juaj. Prandaj ju bej thirrje të tregoni maksimumin e vëmendjes dhe kujdesit për të mbrotjur veten, fëmijët, prindërit dhe familjen!

Next Post
Kjo sindromë e panjohur për mjekët po prek fëmijët, dyshohet se lidhet me koronavirusin

Kina miraton dy pajisje testimi antigjeni Covid-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In