Bashkimi Evropian ka arritur një marrëveshje për të hapur kufijtë për personat që janë “vaksinuar plotësisht”. Ambasadorët nga 27 vendeve anëtare të BE miratuan një propozim të Komisionit Evropian të datës 3 maj për të lehtësuar kriteret për të përcaktuar vendet “të sigurta” dhe për të lejuar turistët e vaksinuar plotësisht nga diku tjetër.
Lajmi vjen në një kohë kur në muajin qershor pritet të hyjë në përdorim certifikata e vaksinimit. Një përpjekje e tillë tregon se BE është e vendosur të krijojë kushtet e përshtatshme për rikthimin e turizmit në nivelet para pandemisë.
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian ranë dakord të mërkurën për rihapjen e kufijve të bllokut për udhëtarët jashtë BE-së, që janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit.
Vendimi, i cili është rekomanduar më herët nga Komisioni Evropian, vlen vetëm për të vaksinuarit me vaksina të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave, Pfizer/BioNTech, Moderna, Johnson & Johnson dhe AstraZeneca. Ndërkohë që për vaksinat e njohura nga OBSH, pritet një vendim i mëvonshëm.
Me këto të dhëna, udhëtarët nga vende të tilla si Britania dhe Shtetet e Bashkuara do të mund të udhëtojnë në Shtetet Anëtare të Bashkimit pa pasur nevojë të futen në karantinë.
Nën kufizimet aktuale, njerëzit nga vetëm shtatë vende, përfshirë Australinë, Izraelin dhe Singaporin, mund të hyjnë në BE për pushime, pavarësisht nëse janë vaksinuar.
Komisioni propozoi ngritjen e shkallës së incidencës në 100, por ambasadorët ranë dakord për 75. Që njerëzit e vaksinuar të arrijnë të udhëtojnë duhet të kenë marrë një vaksinë të miratuar nga EMA, me ata me një listë emergjente të Organizatës Botërore të Shëndetësisë do të merren parasysh.
Aktualisht, udhëtimet jothelbësore në BE nga të ashtuquajturat vende të treta, ku bën pjesë edhe Ballkani janë të ndaluara./ b.h