• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pandemia, kur do të mbarojë? Shkencëtarët rishikojnë parashikimet pas shfaqjes së “Omicron”

by
17/12/2021 17:55
RIO DE JANEIRO, BRAZIL - JUNE 08: A man walks past a wall with a graffiti depicting a cleaner in protective gear spraying viruses with the face of President Jair Bolsonaro in Estacio neighborhood amidst the coronavirus (COVID-19) pandemic on June 8, 2020 in Rio de Janeiro, Brazil. (Photo by Bruna Prado/Getty Images)

RIO DE JANEIRO, BRAZIL - JUNE 08: A man walks past a wall with a graffiti depicting a cleaner in protective gear spraying viruses with the face of President Jair Bolsonaro in Estacio neighborhood amidst the coronavirus (COVID-19) pandemic on June 8, 2020 in Rio de Janeiro, Brazil. (Photo by Bruna Prado/Getty Images)

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkencëtarët janë duke rishikuar parashikimet e tyre për pandeminë e Covid-19 për vitin e ardhshëm, ndërkohë që varianti Omicron është shfaqur tashmë Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.

Vetëm pak javë më parë, ekspertët parashikuan se shtetet do të fillonin të dilnin nga pandemia në vitin 2022, pas rigjallërimit të shkaktuar nga variantet Alfa, Beta, Gamma dhe Delta.

Vendet e para që do të dilnin nga pandemia do të ishin ato shtete që kishin kombinuar nivele të larta të ekspozimit të popullsisë ndaj virusit përmes infeksionit dhe nivele të larta dhe mbrojtjes së popullsisë përmes vaksinimit.

Në këto zona, Covid pritej të shndërrohej në një sëmundje endemike, ndoshta me shpërthime më pak të rënda periodike ose sezonale. Vaksinat, të cilat ishin të disponueshme për pjesën më të madhe të vitit 2021 në vendet e pasura, do të arrijnë shumicën e popullsisë së botës vitin e ardhshëm, raporton abcnews.al.

Por përhapja e shpejtë e variantit shumë ngjitës Omicron, i cili u zbulua në fund të nëntorit, dhe aftësia e tij potencialisht më e madhe për të riinfektuar njerëzit sesa paraardhësit e tij, minojnë shpresat që pandemia të marrë fund së shpejti.

Tashmë, shumë vende po i kthehen masave që janë përdorur në fazat e mëparshme të pandemisë: kufizime të udhëtimit, përdorimi i maskave, shmangia e tubimeve të mëdha gjatë festave.

Megjithëse nuk jemi kthyer në fillim të saj, shumica e njerëzve do të duhet të vaksinohen ose të ekspozohen ndaj Covid për të kapërcyer pandeminë, thanë ekspertët e sëmundjeve infektive për Reuters.

“Njerëzve u ka ardhur në majë të hundër nga pandemia dhe Zoti e di vetëm se si jam ezauruar dhe unë, por nëse nuk arrijmë t’i shtyjmë udhëheqësit tanë të ndërmarrin veprime urgjente, atëherë duhet kuptuar se viti 2022 do të jetë një përsëritje e vitit 2021,” thotë Dr. Angela Rasmussen. , virologe e Organizatës së Vaksinave dhe Sëmundjeve Infektive të Universitetit të Saskatcheëan, Kanada.

Edhe pse Covid po zhvillohet në një sëmundje më endemike, variante të reja do të shfaqen dhe rikthimet sezonale do të ndodhin në vitet e ardhshme. “Do të ketë gjithmonë një numër rastesh Covid, shtrime në spital dhe vdekje,” tha Dr. Amesh Adalja, një specialist i sëmundjeve infektive në Qendrën për Sigurinë Shëndetësore Johns Hopkins. “Shumë njerëz nuk e kanë kuptuar këtë.”

Shpresa është që virusi të dobësohet në një pikë ku nuk do të prishë ritmin e jetës. Por të jetosh me Covid-19 nuk do të thotë që virusi nuk është më një kërcënim, raporton abcnews.al.

Në vend të kësaj, njerëzit duhet të përgatiten dhe të përshtaten kur të shfaqet varianti tjetër, thotë Dr. Tom Frieden, ish drejtor i Qendrës së SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). “Mund të jetë e nevojshme të përcaktohet në momente të caktuara se është më e sigurt të bësh disa gjëra sesa në raste të tjera.”

Nga Pandemia në Endemi

Disa shkencëtarë nuk janë plotësisht të gatshëm të heqin dorë nga shpresa se disa pjesë të botës do të dalin nga pandemia vitin e ardhshëm. Më shumë se 270 milionë njerëz janë infektuar me Covid, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, dhe rreth 57% e popullsisë së botës ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, e cila ofron mbrojtje të mundshme që nuk ekzistonte dy vjet më parë.

“Edhe nëse ky imunitet nuk është aq i lartë ndaj Omicron, nuk do të thotë se është i padobishëm. Dhe ky imunitet është më efektiv kundër simptomave serioze sesa kundër transmetimit,” tha Dr. David Doëdy, një epidemiolog në “Johns Hopkins”.

Deri më tani, shumica e studimeve që verifikojnë efektivitetin e vaksinave Omicron janë fokusuar në neutralizimin e anti-trupave, të cilët janë gjithashtu më të lehtë për t’u matur. Rezultatet e analizave të gjakut nga persona të vaksinuar plotësisht tregojnë se Omicron ka mësuar të heqë qafe anti-trupat neutralizues të prodhuar nga vaksinat.

Por është konstatuar që një dozë vaksine përforcuese e rikthen mbrojtjen.

Në nivelin e imunitetit qelizor, duket se limfocitet T mbeten në gjendje të njohin variantin Omicron dhe ta luftojnë atë. Shumë ekspertë besojnë se kjo linjë e dytë e mbrojtjes do të parandalojë shtrimin në spital dhe vdekjen.

“Ka ende shumë njerëz që kërcënohen sepse janë ende të pavaksinuar”, thotë Dr. Celine Gounder, një specialiste e sëmundjeve infektive në Universitetin e Nju Jorkut. Kjo është një nga arsyet pse ajo beson se do të kalojë edhe pak kohë para se t’ja hedhim pandëmisë.

Ndërkohë, të jetosh me COVID në 2022 ndoshta do të nënkuptojë vlerësimin e rreziqeve lokale dhe mbrojtjen individuale përmes vaksinimit, përdorimit të maskave dhe mbajtjes së distancës.

“Kur bëj pazar pasdite, më ndihmon të njoh nivelin e Covid në komunitetin tim,” tha Dr. Robert Ëachter, president i Departamentit të Mjekësisë në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko.

“Nuk do të ketë një fazë pandemie. Do të ketë faza të ndryshme për njerëz të ndryshëm dhe për zona të ndryshme. Dhe do të vazhdojë të jetë kështu për të ardhmen e parashikueshme.”/Reuters, ABC/

/b.h

Next Post
“S’mund të kthehet PD në shoqatën e Gaz Bardhit”/ Balliu: Basha e ka zyrën me çelës dhe s’takon asnjë, kodin e di vetëm Bardhi

“Lul brava dëshiron të ketë përplasje nesër”/ Balliu: Nëse rrëzohet Basha, Rama nuk i mbyll 4 vite mandat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Vala e re e sulmeve izraelite në Iran, Trump: Më e keqja nuk ka ardhur ende

March 7, 2026
Irani nuk ndal sulmet edhe pas kërkimit të faljes, raketat godasin Emiratet dhe fqinjët e Teheranit

Irani nuk ndal sulmet edhe pas kërkimit të faljes, raketat godasin Emiratet dhe fqinjët e Teheranit

March 7, 2026
Në kërkim nga SPAK, kush është i ‘forti i Vlorës’ Inez Hajrulla, tentuan 3 herë ta eliminojnë!

Në kërkim nga SPAK, kush është i ‘forti i Vlorës’ Inez Hajrulla, tentuan 3 herë ta eliminojnë!

March 7, 2026
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, hap prapa për vendin

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, hap prapa për vendin

March 7, 2026
Irani kërkon falje: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

Irani kërkon falje: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

March 7, 2026
Grenell: Me zgjedhjet e reja në Kosovë, Zoti po na përgatit për kthimin e Thaçit

Grenell: Me zgjedhjet e reja në Kosovë, Zoti po na përgatit për kthimin e Thaçit

March 7, 2026
SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme

SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme

March 7, 2026
Parlamenti çek refuzon heqjen e imunitetit të kryeministrit Babiš për çështjen e fondeve të BE-së

Parlamenti çek refuzon heqjen e imunitetit të kryeministrit Babiš për çështjen e fondeve të BE-së

March 7, 2026
Pirro Vengu: Në më pak se dy vite kemi dëshmuar se Shqipëria mund të jetë një aleat i besueshëm dhe i përgjegjshëm

Pirro Vengu: Në më pak se dy vite kemi dëshmuar se Shqipëria mund të jetë një aleat i besueshëm dhe i përgjegjshëm

March 7, 2026
Tentoi të vriste me thikë 60-vjeçarin në Korçë, arrestohet autori

Tentoi të vriste me thikë 60-vjeçarin në Korçë, arrestohet autori

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In