Arrin në 220 milionë euro, vlera e kësteve të shtyra në kuadër të masave antiCovid që mori Banka e Shqipërisë, në lehtësimin e barrës fiskale të biznesit dhe qytetarëve të gjendur në vështirësi financiare, në kushtet që krijoi pandemia.
Sipas BSH-së, ndërsa portofoli i kredisë subjekt i shtyrjes arriti në rreth dy miliardë euro, që përbën gati 40% të portofolit total të kredisë bankare.
Likuiditeti shtesë, që iu dha frymëmarrje bizneseve dhe familjeve, nga ana tjetër, krijoi një boshllëk tek bankat.
Megjithëse Banka e Shqipërisë konfirmon se sistemi bankar është mjaft likuid dhe shtyrja e gjerë e pagesave është mbuluar tek bankat tregtare në disa raste nga huaja e marrë nga Banka Qendrore.
Për shumicën dërrmuese të kredive që ishin shtyrë, pagesat rifilluan në muajin shtator. Ndërkohë, që për një pjesë të kredive, për bizneset më të prekura nga kriza, siç janë ato të lidhura me udhëtimet dhe transportin, kanë përfituar shtyrje edhe më të gjata të kredive. Masat e Bankës së Shqipërisë krijojnë hapësirë për shtyrje pa penalizime deri në fund të vitit 2020.
/a.r











