• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pandeli Majko: Testi i drogës?! Unë propozoj testin e urinës!

by
20/09/2015 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko ka reaguar ndaj kërkesës së opozitës që në ligjin për dekriminalizimin të futet edhe testi i drogës. Përmes një postimi në Facebook, deputeti Majko nuk e fsheh indinjatën në lidhje me situatën politike, debatin “e paskrupullt”, siç e quan ai  për “dekriminalizimin” dhe “testin e drogës” .

Postimi i plote në facebook i deputetit Pandeli Majko

Testi i droges

Sot lexova në gazetën “RD” të partisë më të madhe të opozitës se “dekriminalizimi” do të ketë kusht të panegociushëm kryerjen e “testit të drogës”.

Nuk e di në se ky test do të “dekriminalizojë” politikën shqiptare por një gjë është e sigurtë. Ky lloj debati po ul në nivele historike respektin e publikut për politikën. Kolegët e opozitës po japin një shfaqje ku më shumë se sa zbulimi i së vërtetës po merren me “shpalljen” e saj.

Partia Demokratike nuk po shpjegon asgjë me kerkesat e saj për “pastrimin” e politikës veç shpalljes së një “gjykimi universal” për politikën shqiptare.

Kam kohë që verej me dhimbje se në Kuvendin e Shqipërisë nuk funksionojnë rregullat e shkruajtura. Debati në të nuk ekziston si standart i fjalës por i fyerjes.

Si rregull, qeveritë fajësohen sidomos për ekonominë kurse opozita është përgjegjëse për debatin politik me të cilin ndërton paralelisht një moral në “pritje” të vendimit të publikut në zgjedhjet e rradhës.

Aktualisht, nuk di të kem parë një opozitë që të gëzojë kaq shumë fat me gabimet e qeverisë dhe anasjelltas një qeverisje kaq e favorizuar nga ky lloj opozitarizmi i cili nuk ka ekzistuar në këtë nivel as në vitin 1997. Në këtë vit të cmendur palët politike në vend kishin mundësi reale për ta futur vendin në gjakosje civile. Edhe atëherë “kriminalizimi” ishte temë e ditës. Mazhoranca akuzohej si e lidhur me “bandat” dhe kjo pati një kulm të vetin në ngjarjet e shtatorit 1998. Opozita e asaj kohe pavarësisht se pati “sukses” në demonstrimin e forcës u njollos si bartëse e dhunës dhe u “urdhërua” të kthehej në
“kazermën parti”…

Partia Demokratike nuk është një parti e lehtë për tu udhëhequr. Shembulli i Edi Ramës me Partinë Socialiste aktualisht nuk vlen pasi janë dy situata të ndryshme. Ajo që ndihet aktualisht në partinë më të madhe opozitare është dëshira për tu dukur më i “egër” se të tjerët. Kjo konkurencë e brendëshme po e bën këtë parti një strukturë e cila drejtohet nga kënaqesia që jep tek njerzit që e dëgjojnë dhe jo nga lidershipi. Mbi këtë shpjegim në Shqipëri qëndron mungesa në komunikimet e drejtpërdrejta të drejtuesve të politikës apo debatet publike të tyre. I vetmi komunikim është ai nga podiumet e konferencave të shtypit apo i studiove televizive.

Në kete mungese dhe vakum, Partia Demokratike po nxiton të vërtetojë se “dekriminalizimi” mund të bëhet nga jashtë sistemit të drejtësisë si një proces “teknik”.

Ndryshimi i Kushtetutës së vendit shikohet si një “faturë fiskale” e këtij procesi.

Me keqardhje, të djathtës së sotme politike, dua ti kujtoj se komunistët e së majtës dëshironin ta bënin të parët këtë metodë “pastrimi” pas vitit 1944 dhe dështuan. Ata mbetën viktimë e këtij mosrespekti ndaj ligjit të shkruajtur duke i besuar “virtytit”.

Sot, në vitin 2015, ajo që thelbësisht ndan palët e mbërthyera në këtë debat të paskrupullt është në se reforma po ndërtohet mbi një debat për interesat e politikës dhe jo të sistemit…
Unë mendoj se reforma e drejtësise është më thelbësore se sa “dekriminalizimi”.

Mjekimi dhe “gjilpera” dallojnë. Përjashtimi i atyre që kanë gabuar dikur, nuk bën të pastër qëllimet e zuzarëve me letra të “rregullta” që i hynë politikës për të bërë para. Politika ka nevojë për prokurorë dhe gjykatës si rojtarë të ligjit më shumë se sa politikanë me “letra të rregullta”. I druhem më shumë mosdënimit se sa ridënimit moral dhe të “qetësohem” me bileta ndershmërie të “testeve” idiote.

Kjo situatë rrezikon ta kthejë cështjen e “dekriminalizimit” në një naivitet fëminor se kush e do më shumë “dekriminalizimin”(?!)… Një “lodër” që pret kundërshtimin e palës tjetër për të thënë “Ja pra e shikoni që nuk duan sepse…”

Sinqerisht, nuk besoj se testi i drogës të bën një njeri të ndershëm. Në se do të ishte kështu jam i gatshëm të propozoj që cdo të enjte para se të hymë në Kuvend të bëhet edhe testi i urinës…

Ky humor i hidhur dhe banal po zhvillohet në publik. Ai është pjesë e arsyes pse mënyra e të bërit politikë po e kthen Shqipërinë në një tokë pa ëndrra. Njerzit largohen në emigracion edhe për arsyen e shikimit të këtij “show” grotesk që e quajnë politikë. Sigurisht.

Next Post

Salsano Rrapi flet për JavaNews: Portokallia ime mes Saliut dhe Edit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme, influencuesja e njohur latine nxjerr fotot provokuese nga Dubai

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme, influencuesja e njohur latine nxjerr fotot provokuese nga Dubai

March 4, 2026
Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën kandidat për President

Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën kandidat për President

March 4, 2026
Sherr mes adoleshentëve në Delvinë, një i plagosur

Sherr mes adoleshentëve në Delvinë, një i plagosur

March 4, 2026
Arsim Bajrami tërheq kandidaturën për president i Kosovës: Nuk u përkrah koncepti i një kandidati konsensual

Arsim Bajrami tërheq kandidaturën për president i Kosovës: Nuk u përkrah koncepti i një kandidati konsensual

March 4, 2026
Pas deputetëve, Rama thërret edhe drejtuesit e njësive administrative të Tiranës në mbledhje

Pas deputetëve, Rama thërret edhe drejtuesit e njësive administrative të Tiranës në mbledhje

March 4, 2026
EMRAT / “Sterilizimi”, GJKKO dënon me nga 4 vite burg ish-zv/ministrin Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj

EMRAT / “Sterilizimi”, GJKKO dënon me nga 4 vite burg ish-zv/ministrin Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj

March 4, 2026
Hamza: PDK nuk ka kandidat për president pa marrëveshje paraprake, Kurti: Në pritje

Hamza: PDK nuk ka kandidat për president pa marrëveshje paraprake, Kurti: Në pritje

March 4, 2026
Shiste drogë në Dhërmi, arrestohet 22-vjeçari, çfarë i gjeti policia në automjet

Shiste drogë në Dhërmi, arrestohet 22-vjeçari, çfarë i gjeti policia në automjet

March 4, 2026
Makineritë e diellit, si panelet po kthen në faktor kyç për të ardhmen!

Energjia nga dielli dyfishohet në 2025, INSTAT: Fotovoltaikët mbajnë peshën e tranzicionit energjetik

March 4, 2026
Irani kërcënon me goditje ndaj ambasadave izraelite në të gjithë botën pas sulmeve në Bejrut

Irani kërcënon me goditje ndaj ambasadave izraelite në të gjithë botën pas sulmeve në Bejrut

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In