• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pancol me një libër të vërtetë… për kohën e lirë

by A R
21/07/2016 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ky është një roman frëng bashkëkohor por shumë mirë mund të vendoset kudo si ngjarje. Është një roman që ka njohur suksese të jashtëzakonshëm, sipas reklamës që i është bërë, por edhe që bindesh nga naiviteti i dashur me të cilën është shkruar nga Katherine Pancol, që ka marrë vlerësime ngado.

Një histori ku e mira fiton në fund dhe të metat, pasiguria, tradhtia, shtirja, të shoqërojnë kudo, ndërsa cilësia e mirë, vullneti, mund të ndryshojë gjithçka. Një histori e fryrë së shumti nga autorja, por edhe disa mini-histori që gërshetohen këndshëm në strukturën kryesore të veprës e bëjnë tërheqjen e veprës më të  madhe, sidomos për lexuesin që shijon vetëm fate rrëfimesh. Shumë herë mini-historitë ato duket se marrin peshën specifike të linjës kryesore, ku Jozefina heroina kryesore, bën jetën e saj si beqare pasi ndahet me të shoqin, fillimisht e trembur nga e panjohur dhe stigma që e mbart dhe ia kanë vënë njerëzit e saj si e paaftë. Gruaja arrin të kalojë sforcon e parë por edhe të përballet vazhdimisht me kohën, vazhdimisht me paragjykimin e familjes së saj, që e nënvleftësojnë por edhe që nuk pëlqejnë zgjidhjen e saj. Profesorja e një shekulli të vyer për kulturën frënge (shek.. XII) jo vetëm që arrin të mbijetojë, por arrin të ndjejë kënaqësinë e vlerës së saj, si edhe të marrë më të mirën nga shekulli i saj i errët mesjetar, që i ka dedikuar jetën. Thjesht t’i gjejë dobinë një jete krejt të zbrazët si e saj.

Jeta në një krah të hedh por në tjetrën të merr. Në këtë interval Jozefina përmes fatit të saj na plotësohet me një galeri të tërë personazhesh që sorrollaten me karaktere përfaqësuese, por që për hir të së vërtetës e stisin pak veprën. Janë një seri e tërë meshkujsh që autorja mundohet t’i tregojë por kuptohet se s’ia ka dalë t’i gdhendë si duhet, pasi nuk duket se e njeh mirë anatominë psiqike mashkullore, ndërsa nga ana tjetër personazhet femërore janë më të arrira dhe aty gjen të gjithë përfaqësuesen femër të kontinentit tonë: vetë dritë-hijet e personazhit tonë, njeriun e përkorë që i është afruar vetëm shkencës, të fortën dhe egoisten që nuk hap rrugë (mamaja e saj), fjalamanen, një tjetër që do të ngecë, gënjeshtaren që është e motra, kinsen, femrën e re që lakmon, një tjetër që për para është gati të bëjë gjithçka, apo edhe femrat e veçanta, si mikja skoceze e personazhit tonë etj.

Edhe pse ka teprime në historinë e saj sepse është një trill që përfshin disi mini-linja, mund të thuhet se romani të tërheq për të marrë vesh mbylljet e shumë historive, që për hir të së vërtetës ti e di që me kohë sesi do të kalojnë dhe që vëzhgojnë si sytë e krokodilit, që ndjekin realisht të shoqin e saj për ta gllabëruar së fundi. Titulli, meqë ra fjala, është një gjetje tejet intelektuale letrare.

Nga ana tjetër, autorja Katherinë ka një rregull të sajin për të mos e lënë lexuesin të prehet në momentet e saj të gëzueshme apo në atë të trishtueshme sepse në mënyrë shumë të zhdërvjellët na ndërthur fate personazhesh të tjera, ku në asnjë moment nuk e lë personazhin e saj në zi. Duket se ka diçka nga mirësia letrare e Dikens për personazhet e veta.

Struktura është e thjeshtë megjithë kompleksitetin e ngjarjeve të veta dhe autorja nuk ka dashur të merret me eksperimente letërsie, ajo ka pasur një histori dhe mendon vetëm sesi ta japë sa më mirë për publikun e saj, që duhet thënë se e përthith me kaq shumë fate që ka vendosur.

“Duhet ta mbaj këtë çast. Duhet që të zgjasë edhe pak, që të më ngulitet  në kujtesë. Çasti kur ai ka pushtuar së qeni burrë, që dua që më torturon, për t’u bërë thjesht një burrë, një shok, ende jo ik. Të mat kohën që më është dashur ta arrij këtë rezultat. Ta shijoj këtë çast, kur shkëputem nga ai. Ta bëj një piketë. Ngulitja e këtij çasti në mëndje do të më japë forca për më vonë, kur të ngurroj, dyshoj, ligështohem. Duhet të flisnin edhe pas, që ky çast të mbushej, të bëhej real dhe të shënonte një kthesë në jetën e saj. Një piketë në udhën e saj. Falë këtij çasti do të jem më e fortë dhe do të  mund të vazhdoj të bëj përpara, duke e ditur që ka një kuptim, që çdo dhembje e grumbulluar pas largimit të tij është kthyer në një hap para, në një përparim të padukshëm. S’jam më e njëjta, kam ndryshuar, jam rritur, kam vuajtur, por kjo s’më ka shkuar kot”.

Ky është një episod patetik, por në brendësi, duhet të na besoni se ka shumë e shumë episode, ku ajo e shpalos veten si mendimtare e vërtetë. PEGI duhet vlerësuar për zgjidhjen e saj, në këtë kohë, kurse për përkthyesen Lorena Dedja, meriton një vlerësim për masën e punës, si edhe njësinë e duhur që ka zgjedhur në regjistrin e përkthimit.

82f39e7c-44b4-4b64-ad90-3ea458b6148eTitulli:                      Sytë e verdhë të krokodilëve

Autor:                      Katherine Pancol

Gjinia:                      Roman

Botimet:                   PEGI

Faqe:                        537

Çmimi:                     1.200Lek

Next Post

Horoskopi 22 Korrik 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

February 15, 2026
Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

February 15, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Sara Mila: Rama nuk është penduar për Reformën në Drejtësi

February 15, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

February 15, 2026
Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

February 15, 2026
Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

February 15, 2026
Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

February 15, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

February 15, 2026
Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin

UÇK, “lufta” e fundit në Hagë/ Avokati: Mbrojtja e Thaçit ka thirrur dëshmitarë cilësorë

February 15, 2026
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In