Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, është takuar ditën e sotme me ambasadoren e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, të cilën e ka njohur me zhvillimet më të fundit në Bujqësi në vendin tonë. Një çështje me interes gjatë bisedës që ministri Panariti zhvilloi me ambasadoren Vlahutin, ishte zgjerimi i rrjeteve tregtare të BE-së.
Gjatë takimit u fol për zgjerimin e tregtisë BE-Shqipëri dhe për tregtimin e produkteve shqiptare.
“Do hartohet një platformë për çmimet me shumicë në bujqësi. Platforma për çmimetdo të bëhet sipas mekanizmave të ankandit”, tha ministri Panariti.